Sesioni i Informacionit të Skemës së granteve EICEE – Informacion mbi ngjarjen
Më 15 maj (e mërkurë), në hapësirat e “Netavil” në Shkup, ARNO organizoi një sesion informues për skemën e granteve nga projekti EICEE, ku morën pjesë më shumë se 35 pjesëmarrës. Ngjarja kishte si qëllim kryesor informimin e ndërmarrjeve sociale dhe organizatave të shoqërisë civile për thirrjen e hapur për grante, përmes të cilave ata mund të testojnë dhe pilotojnë qasje dhe zgjidhje inovative në ekonominë qarkulluese.
Në këtë aktivitet u prezantua në detaje projekti “EICEE – ekosistem për eko-novacione dhe ekonomi qarkulluese në Ballkanin Perëndimor“. Prezantimi i projektit EICEE, theksoi misionin e projektit për të revolucionarizuar praktikat në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet eko-novacionit dhe strategjive të ekonomisë qarkulluese. Në pjesën e dytë, prof. Dr. Natasha Danillovska prezantoi hulumtimin kombëtar, ku u prezantuan konceptet themelore të ekonomisë qarkulluese dhe konteksti në Maqedoninë e Veriut, si dhe sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen ndërmarrjet sociale dhe organizatat e shoqërisë civile në vendin tonë. Prof. Danilloska gjithashtu foli më shumë për trendet më të fundit europiane në ekonominë qarkulluese, si pasaporta e produkteve digjitale dhe strategjitë, konceptet dhe shembujt e suksesshëm të BE-së.
Ngjarja përfundoi me një prezantim të Thirrjes së hapur për propozim projektet. Partnerët e projektit, “Shoqata për Prosperitet Demokratik – ZiD “nga Mali i Zi dhe “CEDRA“ – Kroaci, ndanë më shumë informacion rreth kushteve dhe mënyrës së aplikimit dhe iu përgjigjën pyetjeve nga audienca.
Thirrja e plotë dhe aplikacioni për thirrjen e hapur për propozim-projekte, janë në dispozicion në këtë link. Thirrja është e hapur deri më 27 maj, deri në orën 16:00. Filmimet nga ngjarja, mund t’i shikoni këtu. (Një regjistrim i ndarë i transmetimit të drejtpërdrejtë mund të shihet këtu: Ngjarja Pjesa e Parë dhe Ngjarja Pjesa e Dytë)
Përgjigjet e pyetjeve mund t’i gjeni këtu ose në artikullin me të gjitha informacionet rreth Thirrjes për Grante.
Projekti „EICEE – ekosistem për eko-novacione dhe ekonomi qarkulluese në Ballkanin Perëndimor “, mbështetet nga Bashkimi Europian, përmes programit për shoqërinë civile dhe media në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi (IPA 3).