EICEE-Ekosistemi për eko-novacion dhe ekonomi qarkulluese në Ballkanin Perëndimor image

EICEE-Ekosistemi për eko-novacion dhe ekonomi qarkulluese në Ballkanin Perëndimor

Data

2023 - 2026

Donatorë

Bashkimi Europian

Partnerë

Shoqata për Prosperitet Demokratik - "ZiD" nga Mali i Zi (Koordinator), partnerë: ARNO- Maqedoni e Veriut; CEDRA- Kroaci; Deli Center - Serbi, Lens - Kosovë, Këshilli i Ndërtimit të Gjelbër - Bosnje dhe Hercegovinë.

Fjalët kyçe

sipërmarrja sociale, sipërmarrja e gjelbër, ekonomia e gjelbër, ekonomia sociale, ekonomia qarkulluese, organizatat e shoqërisë civile, kërkimi, zhvillimi ekonomik, ndërmarrjet sociale.

Projekti “EICEE – Ekosistemi për eko-novacion dhe ekonomi qarkulluese në Ballkanin Perëndimor” , mbështetet nga Bashkimi Europian përmes thirrjes së BE-së për shoqërinë civile dhe programin mediatik në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, për vitet 2021-2023 (IPA III).

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti, është të forcojë kapacitetet dhe angazhimin e organizatave të shoqërisë civile, në zhvillimin e politikave që çojnë në një tranzicion të gjelbër dhe dixhital në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Projekti është krijuar me qëllim që të ketë një ndikim të përcaktuar në kapacitetet e aktorëve në ekonominë sociale dhe në perceptimin e industrisë dhe sektorit publik , për përdorimin e burimeve në mënyrë të qëndrueshme dhe bazuar në konceptin e eko-dizajnit.

Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, është një nga sfidat me të cilat përballet i gjithë sistemi shoqëror dhe jo një sfidë për vetëm një nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Modeli aktual ekonomik në rajon, bazohet ende në “merr-bë-shkëmbe”. Ai varfëron burimet tona, ndot mjedisin tonë dhe dëmton biodiversitetin dhe klimën. Ai gjithashtu i bën vendet, për pjesën më të madhe të prodhimit të tyre, të varura nga burimet nga vendet e tjera. Për të zgjidhur këto probleme, BE-ja synon të lëvizë drejt një modeli ekonomie më qarkulluese, të bazuar në produkte më të qëndrueshme. Ballkani Perëndimor duhet të ndjekë të njëjtën rrugë. Ne duhet të flasim për ndikimin e produkteve në mjedis gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor dhe zgjatjen e jetëgjatësisë së tyre, gjë që do të çojë në produkte më të qëndrueshme, qarkulluese dhe në burime efikase. Produkte më të qëndrueshme në elektronikë, mobilje dhe tekstile do të kontribuojnë në elasticitetin e ekonomisë. Përmes punës kërkimore, ekipi kërkimor rajonal do të zhvillojë një sërë rekomandimesh në përgjigje të sfidave të identifikuara.

Nga projekti veçojmë: Përfitues të këtij projekti janë; komuniteti hulumtues në Ballkanin Perëndimor, i cili mori gjetje dhe detyra shtesë për zbatimin e punës kërkimore në zhvillimin e produkteve inovative dhe ekonomisë në përgjithësi; Ndërmarrjet sociale – të cilat do të përdorin më tej rezultatet e projektit; dhe përfaqësuesit e komunitetit, shoqatat e qytetarëve dhe të gjithë ata që janë të interesuar të mbështesin përdorimin e teknologjisë së gjelbër, njohurive dhe shërbimeve për zhvillimin e eko-novacioneve dhe produkteve 3R.

Lajme të ngjashme

EICEE-Ekosistemi për eko-novacion dhe ekonomi qarkulluese në Ballkanin Perëndimor image

#EICEE: Thirrje për propozime projektesh

Projekti “EICEE – Ekosistemi për eko-novacion dhe ekonomi qarkulluese në Ballkanin Perëndimor” , mbështetet nga Bashkimi Europian përmes thirrjes së BE-së për shoqërinë civile dhe… […]

Read More…

Lexo më shumë
EICEE-Ekosistemi për eko-novacion dhe ekonomi qarkulluese në Ballkanin Perëndimor image

Vizitë studimore EICEE në Kroaci: Ide dhe partneritete të reja

Projekti “EICEE – Ekosistemi për eko-novacion dhe ekonomi qarkulluese në Ballkanin Perëndimor” , mbështetet nga Bashkimi Europian përmes thirrjes së BE-së për shoqërinë civile dhe… […]

Read More…

Lexo më shumë
EICEE-Ekosistemi për eko-novacion dhe ekonomi qarkulluese në Ballkanin Perëndimor image

Ngjarja promovuese: Ide të Gjelbërta 2024+mundësi tjetër për Bizneset Sociale të Gjelbërta