
Nga ideja në realitet – ARNO hap Qendrën e Parë të Riparimit – “Asgjë e Re”
Më 10 prill, ARNO zyrtarisht hapi Qendrën e parë për riparime në Shkup – “Asgjë e Re” , (dhe llogarinë në Instagram) me vendndodhje në komunën e Kisella Vodës. Kjo është hapësira e parë e tillë në qytet ku qytetarët do të mund të bëjnë vetë riparime, të mësojnë aftësi të reja, të shkëmbejnë sende që nuk u duhen, të marrin me qira mjete dhe të mbështesin sipërmarrjen e gjelbër sociale. Qendra është një iniciativë e ARNO-s, e financuar përmes projektit të BE-së EICEE, në bashkëpunim me komunën e Kisella Vodës, e cila ofron mbështetje përmes hapësirës së ofruar dhe shpenzimeve të përgjithshme.
Veprimtaria u hap nga Irina Janevska, Presidente e ARNO-s, e cila tregoi historinë frymëzuese pas konceptit.
“Gjithçka filloi tetë vjet më parë, kur për herë të parë pamë Riperaj në Rijekë. E kuptuam menjëherë se edhe Shkupi e meritonte një vend të tillë. Pas vitesh këmbëngulje, me fondet e BE-së dhe shumë sfida – më në fund ja ku jemi. “Asgjë e re” nuk është vetëm një emër, është një filozofi: mos e hidhni, riparojeni, reduktoni mbeturinat, sepse riciklimi është i rëndësishëm në ekonominë qarkulluese. Reciklimi është i shtrenjtë dhe shpesh jo lehtësisht i zbatueshëm. Dhe ne duhet të bëhemi më të vetëdijshëm për konsumizmin. Unë ia kushtoj këtë qendër babait tim – një inxhinier që ka marrë tre tosterë të prishur, e prej tyre bëri një të ri. Nga ai mësova se riparimet nuk janë thjesht aftësi – është një mënyrë jetese, e cila për ne maqedonasit, për njerëzi nga Ballkani, nuk është një gjë e re.”
Sanda Rakoçeviq, koordinatorja rajonale e projektit EICEE (Muri ADP), përcolli perspektivën rajonale: “Kjo qendër është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor. Jemi jashtëzakonisht krenarë që në kuadër të këtij projekti, janë hapur vende të tilla për riparim në Podgoricë, Nish, Sarajevë dhe Pejë, dhe me këtë të hapur tani, Shkupi bëhet pjesë e rrjetit që promovon modelin e ekonomisë qarkulluese. Në Podgoricë, njerëzit po bëjnë llamba nga pllaka të vjetra vinili dhe prototipe të paneleve diellore nga elementë të ricikluar, duke përdorur printera 3D dhe makina CNC…Në Shkup, ju keni mundësinë të riparoni gjërat”.
Antono Danilovski nga ARNO prezantoi përmbajtjen e Qendrës:
“Në “Asgjë e re” qytetarët do të mund të mprehin thikat, riparojnë skuterët, ndërrojnë kabllo, qepin rroba, pastrojnë tastierat, mbushin bateritë – në mënyrë të pavarur, duke përdorur pajisjet që ne ua ofrojmë. Qendra ka saldatriçe , makina qepëse, vegla pune – dhe sigurisht që do të organizohen edhe punëtori, si ajo me disenjatoren Irina Tosheva, për të cilën tashmë është duke u bërë regjistrimi.
Irina Janevska apeloi për mbështetje:
“Qendra mund të përdoret lirshëm për qytetarët e Kisella Vodës, por janë të mirëseardhur edhe të gjithë të tjerët, të cilët (nëse dëshirojnë dhe kanë mundësi) mund të bëjnë donacione, të cilat sigurisht do të jenë të destinuara për blerje të vogla. Sinqerisht, ne kërkojmë mbështetje nga kompanitë dhe donatorët që Qendra të mund të funksionojë. Do të kemi një Bibliotekë me Artikuj – p.sh.Larëse me presion, hekura vertikalë me avull, trapanë dhe vegla të tjera që mund të merren me qira për një çmim simbolik. Ne gjithashtu planifikojmë të shpërndajmë produkte falas pa ambalazhim (si sapun të lëngshëm, detergjent, etj.) sepse ne besojmë në të jetuarit me më pak plastikë. Ne gjithashtu kemi një mini dyqan konceptual me produkte të gjelbërta nga ndërmarrjet sociale – dhe ky është vetëm fillimi.
“Asgjë e re” është qendër e një organizate qytetare – për qytetarët. Një hapësirë për mësim, riparime, shkëmbime dhe solidaritet. Një histori që sapo ka filluar, me një vizion për t’u zgjeruar dhe rritur, për një Shkup më të qëndrueshëm dhe më të gjelbër