Konferenca online: profesionet dhe aftësitë për të ardhmen
Në kuadër të projektit “Parkuri për të Ardhmen”, më 17 tetor, nga ora 10:00-12:00, StartNet do të mbajë një konferencë online mbi tendencat dhe sfidat e tregut europian të arsimin dhe trajnimin profesional. Për pjesmarrje në eventin, duhet të regjistroheni në këtë link.
Në sfondin e ndryshimeve klimatike dhe dixhitalizimit, ekonomitë po zhvendosen drejt qëndrueshmërisë dhe ruajtjes së mjedisit, ndërsa teknologjia dixhitale, automatizimi dhe inteligjenca artificiale, po përparojnë.
Si e sfidojnë këto transformime orientimin dhe trajnimin në karrierë në vendet europiane? Çfarë aftësish duhet të fitojnë të rinjtë?
Si pjesë e projektit Erasmus+ Parcours for the Future (PAFF), ngjarja synon të paraqesë gjetjet e para mbi tendencat aktuale në tregun e punësimit dhe punës në Gjermani, Itali, Maqedoninë e Veriut, Rumani dhe në mbarë BE-në, si dhe të hapë një debat mbi aftësitë dhe orientimin, me ekspertë, praktikues dhe partnerë të rrjetit.
Konferenca është e hapur për palët e interesuara në arsim, veçanërisht komunitetin e shkollave dhe praktikuesit e arsimit në vendet partnere dhe në nivel europian.
Mund të lexoni më shumë rreth ngjarjes këtu
PAFF është një projekt Erasmus+, i koordinuar nga Life e.V. (Gjermani), zbatuar nga partnerët e projektit Alfa (Itali), ARNO (Maqedonia e Veriut), Goethe-Institut Brüssel (Gjermani), GINNLab Goethe-Institut Innovation Lab (Itali) dhe Scoala de Valori (Rumani).