Parcours for the future image

Parcours for the future

Data

2022 - 2025

Donatorë

E+ (Komisioni Europian)

Partnerë

“Life e.V.” (Gjermani), “ Alfa Liguria” - Agenzia Regionale per il Lavoro, la Formazione e l’Accreditamento (Itali), ARNO (Maqedonia e Veriut), GINNlab Goethe-Institut Innovation Lab (Itali), Goethe-Institut (Gjermani) and Scoala de Valori (Romani).

Fjalët kyçe

inovacion social, mësimi eksperimental, arsimimi i AFP-së, qëndrueshmëri, aftësi të gjelbra dhe dixhitale, orientim në karrierë, e-learning, tendencat e tregut të punës

Ekonomitë dhe tregjet e punës po ndryshojnë shumë shpejt, duke u kthyer në debate të shumta në nivel nacional dhe europian. Të nxitura nga krizat mjedisore dhe ndryshimet klimatike, tendencat e tregut të punës po lëvizin drejt ruajtjes së mjedisit, qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së klimës në të gjitha fushat e punës dhe të aktiviteteve ekonomike. Një nga objektivat e SDG 13 (“Marrja e veprimeve urgjente për të luftuar ndryshimet klimatike dhe ndikimet e tyre”),  tregon në mënyrë specifike përmirësimin e edukimit, rritjen e ndërgjegjësimit dhe kapacitetin njerëzor për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe reduktimin e ndikimit. Në të njëjtën kohë, digjitalizimi, automatizimi dhe inteligjenca artificiale, po ndikojnë në punën me mënyrat e  reja të prodhimit, administrimit, logjistikës dhe komunikimit.

Kompleksiteti i këtyre transformimeve,  paraqet sfida të mëdha për ekonominë globale dhe sistemet arsimore, veçanërisht për të rinjtë , të cilët  duhet të kuptojnë proceset në vazhdim dhe të jenë të vetëdijshëm për aftësitë e nevojshme dhe qëndrimet për të ardhmen.

Objektivat e projektit

Projekti  PAFF ka për qëllim të mbështesë palët e interesuara në  arsim dhe rrjedhimisht të rinjtë,  për të kuptuar dhe  për t’I përgatitur për sfidat e ardhshme dhe tendencat e tregut të punës.

Projekti ka dy faza:

  1. Ndërtimin e  njohurive ndërmjet ekspertëve, palëve të interesuara në arsim dhe partnerëve të projektit
  2. Krijimin e  parqeve pedagogjike për të rinjtë në versione offline dhe online.

Në fazën e parë, konsorciumi i projektit synon të mbledhë dhe shkëmbejë njohuri mbi mënyrat e transformimeve,  mbi qëndrueshmërinë dhe digjitalizimin,  me ekspertë dhe praktikues nga ekonomitë europiane si Italia, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania. Nëpërmjet takimeve, konferencave dhe hulumtimeve, perspektivat e mbledhura, do të krahasohen  me debatet në shkallë të gjerë në nivel europian. Konsorciumi do t’i bëjë publike  rezultatet në një konferencë online, që përfshin tezat e punimeve , si dhe në një kurs E-learning mbi ndikimin e ndryshimeve të pritshme në tregun e punës. Kjo pjesë i adresohet  veçanërisht aktorëve të  orientimit në karrierë, praktikuesve dhe palëve të  interesuara në arsim, të gjithë aktorët përgjegjës për të ndihmuar të rinjtë në orientimin e tyre profesional në vendet partnere.

Pjesa e dytë e projektit fokusohet në përdorimin e ekspertizës së fituar, për të krijuar një mjet praktik për të rinjtë. Ky projekt është një format inovativ,  ku të rinjtë mund të eksplorojnë aspekte të mjediseve të punës në një metodë praktike dhe interesante  të të mësuarit interaktiv. Në këtë projekt, të rinjtë mund të eksplorojnë rëndësinë e zhvillimeve të  ardhshme gjatë përzgjehdjes së  karrierës  së tyre, si  dhe fuqinë e tyre për të nxitur ndryshime. Ky projekt është konceptuar dhe ndërtuar në një version të lehtë fizik për tu ndërtuar si dhe si një mjet digjital. Në vitin 2025, I njejti do të testohet në vendet partnere.  Një manual shoqërues , do t’u mundësojë praktikuesve ta zbatojnë atë dhe të zhvillojnë më tej ndërgjegjësimin e të rinjve për vendet e punës të gjelbra dhe dixhitale, si dhe për aftësitë e tyre të projektimit të jetës. Në përgjithësi, projekti synon të arrijë veçanërisht te të rinjtë, aktorët e orientimit në karrierë dhe palët e interesuara të arsimit, përmes shkëmbimit, shpërndarjes dhe zbatimit.