
Akademia e Ekonomisë Qarkulluese: Ekonomia e gjevrekut me Leonora Grçevën
Më 4 shkurt, ARNO zhvilloi modulin e dytë të Akademisë së Ekonomisë Qarkulluese, duke sjellë një kuadër të ri ekonomik – Bagel Economy. Sesioni, i titulluar “Më shumë se një ekonomi qarkulluese: një hyrje në ekonominë e gjevrekut”, u drejtua nga Leonora Grçeva nga Doughnut Economics Action Lab (DEAL, Mbretëria e Bashkuar). Kjo ishte hera e parë që ARNO (nëpërmjet Akademisë) kishte prezantuar konceptin e Ekonomisë së gjevrekut, kështu që përveç 12 organizatave pjesmarrëse, ne e zgjeruam ftesën edhe me mentor, eskeprtë dhe bashkëpunëtorë të ARNO-s. Reagimi ishte i shkëlqyer – 40 pjesëmarrës ndoqën në mënyrë aktive dhe morën pjesë në diskutime.
Pse Ekonomi gjevreku?
Ekonomia e gjevrekut, e popullarizuar nga libri i Kate Raëorth “Doughnut Economics: Seven Ways to Think Like a 21st-Century Economist” (2017), paraqet një model që balancuar mirëqenien njerëzore me kufijtë planetarë. Ideja kryesore është e thjeshtë: ne duhet të kalojmë në pjesën “brumore” të gjevrekut – për të siguruar nevojat bazë për të gjithë, pa tejkaluar kufijtë natyrorë.
Leonora i udhëhoqi pjesëmarrësit përmes koncepteve kryesore, që përfshijnë:
- Pse na duhen modele të reja ekonomike – Teoritë tradicionale ekonomike çojnë në mbiprodhim dhe humbje të burimeve. Ekonomia qarkulluese është një hap i rëndësishëm, por nuk zgjidh të gjitha padrejtësitë sociale dhe mjedisore.
- Kuptimi i kufijve planetarë – Ekonomia globale po konsumon burime në një shkallë alarmante. Në vitin 2025, Maqedonia e Veriut do të arrijë “Ditën e Mbitejkalimit” më 14 korrik, që do të thotë se nëse e gjithë bota do të jetonte si ne, do të na duheshin pothuajse dy planetë Tokë. Po sikur të jetonim si SHBA? Deri në 4.9 planetë.
- Realiteti i qarkullimit – Sot, vetëm 7.2% e materialeve janë rifutur në ekonomi. Pjesa tjetër hidhet, humbet ose mbyllet në një infrastrukturë afatgjatë, duke rritur presionin mbi burimet natyrore. Riciklimi nuk mjafton – ne duhet të ngadalësojmë prodhimin dhe të rimendojmë modelet tona të konsumit.
- Ekonimia e Gjevrekut në praktikë – Qytetet, bizneset dhe qeveritë lokale në mbarë botën po eksperimentojnë me këtë model, duke e përdorur atë si një busull për vendimmarrje dhe krijimin e strategjisë.
Përtej qarkullueses: Një qasje holistike
Sesioni ngriti gjithashtu pyetje të rëndësishme në lidhje me kostot e fshehura në zinxhirët e furnizimit – shfrytëzimi joetik i punës, degradimi i mjedisit dhe shpërndarja e pabarabartë e burimeve. Edhe në sistemet qarkulluese, ekziston rreziku i përjetësimit të padrejtësive sociale nëse nuk i kushtojmë rëndësi origjinës së materialeve dhe kushteve të prodhimit.
“Trajnim shumë interesant, e kam hasur për herë të parë këtë kuadër ekonomik”. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte se ky lloj kuadri (ose modeli) ekonomik, nëse zbatohet në mënyrë korrekte, mund të jetë shumë produktiv dhe praktik dhe mund të jetë i dobishëm për bizneset dhe ndërmarrjet sociale, startup-et, si dhe komunat, institucionet dhe degët e të gjitha sa më sipër! Dhe në të njëjtën kohë, të jemi të prirur pozitivisht ndaj natyrës dhe burimeve që shterojmë çdo ditë. Besoj se në Maqedoni në përgjithësi mund të jetë e dobishme për të gjithë dhe duhet të punojmë dhe të aplikojmë metoda dhe mënyra të reja të punës, veçanërisht organizatave, por edhe komunave dhe institucioneve”, tha Darko Toshiq nga EQUINOX SCOUT Shtip – një nga organizatat që zhvillon një model biznesi në kuadër të Akademisë.
Mësimi i nxjerrë? Ne duhet të rishqyrtojmë suksesin ekonomik, të balancojmë rritjen e pafund dhe të sigurojmë që askush të mos mbetet në margjina. Ekonimia e gjevrekut, ofron një rrugë konkrete drejt një të ardhmeje më të drejtë dhe më të qëndrueshme. Moduli i dytë i Akademisë së Ekonomisë Qarkulluese, hapi diskutime kyçe dhe ne mezi presim të shohim se si pjesëmarrësit do t’i zbatojnë këto ide në punën e tyre.
“Akademia e Ekonomisë Qarkulluese” është një aktivitet i realizuar në kuadër të projektit „Shoqëria civile dhe të rinjtë për zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, përmes ekonomisë qarkulluese në Maqedoninë e Veriut“, financuar nga Bashkimi Europian. Udhëheqësi i projektit është “njerëz në nevojë” (PIN), në partnerittet me ARNO-n, Liderë për Edukum, Aktivizëm dhe Zhvillim (LEAD) dhe Ekovita.