YouCanBe: Mjete për sipërmarrësit socialë dhe ngjarja  “E premte13” image

YouCanBe: Mjete për sipërmarrësit socialë dhe ngjarja “E premte13”

Më 13 shtator, në orën 17:00, në KOTUR, ARNO organizon një ngjarje për promovimin e mjeteve për sipërmarrësit socialë dhe një mini-festim i së Premtes 13,  me bisedë dhe shoqëri me sipërmarrësit socialë lokalë (Alexandra Bela nga URMA, Kristian Shopov (Eko magjistar dhe fatsjellës) dhe Magdalena nga Sy më sy. Për t’u regjistruar, gjithçka që duhet të bëni është të plotësoni këtë formular

Në frymën e të Premtes 13, do të flasim për (jo)fatlumët në mesin e sipërmarrësve të suksesshëm, do të luajmë – Unfortune cookie (arsimimi joformal në më të mirën e tij), do të ndajmë grupe mjetesh për sipërmarrësit socialë, të përgatitura në kuadër të projektit ‘You-Can-Be”dhe do të ketë një (mini)informacion rreth thirrjes së re të hapur për sipërmarrësit e rinj “RISE Journey 5”

Axhenda e ngjarjes:

PJESA E PARË
17:00 – 18:35 Living libraries: Do të flasim për  (jo)fatlumët mes sipërmarrësve të suksesshëm (URMA, Sy më sy dhe Kristian Shopov) dhe do të prezantojmë Paketën e mjeteve për Sipërmarrësit Socialë nga  ‘You-Can-Be” .

PJESA E DYTË
18:35 – 18:40 RISE Journey 5: sesion informativ për thirrjen e re të hapur për sipërmarrësit e rinj.
18:40 – 18:50 Q&A
18:50 – 19:00 Loja – Unfortune cookie


Për ata që po njohen për herë të parë me projektet tona, këtu është një përshkrim i shkurtër i tyre:

Projekti „You Can Be“,  zbatohet nga Fondacioni Apprentis d’Auteuil-France (koordinator), Vilniaus Kolegija-Lituani, Asociatia Scoala De Valori-Rumani, Zaklada Znanje na djelu-Kroaci dhe Shoqata për Inovacione Sociale “ARNO” – Maqedonia e Veriut. Projekti financohet nga programi Erasmus + i Bashkimit Europian. Në kuadër të këtij projekti, janë  zhvilluar shumë takime dhe shkëmbime dhe janë krijuar tashmë disa manuale që mund t’u shërbejnë trajnerëve, mentorëve, profesorëve, vetë sipërmarrësve socialë dhe kolegëve që punojnë në këtë temë.

Projekti RISE,  është në kërkim të brezit të 5-të të të rinjve! Të gjithë të rinjtë (16-35) që kanë një ekip (minimumi 2 anëtarë) dhe një ide se si të bëjnë diçka të mirë për shoqërinë dhe mjedisin,  mund të aplikojnë dhe nëse përzgjidhen,  do të marrin 2500 euro në fonde të pakthyeshme, shumë njohuri, mentorë të mrekullueshëm, një mundësi për të udhëtuar në rajon dhe të njihen me  ide të ngjashme. Thirrja është e hapur dhe mund të shikohet këtu. Në këtë aktivitet, të pranishmit do të kenë mundësinë të parashtrojnë pyetje.  

Social share