
Udhëtimi RISE III ka filluar!
Në datën 25 Nëntor, në sallën publike, ekipi ARNO-s zhvilloi takimin e parë me ekipet e RISE të këtij viti. Si pjesë e programit RISE këtë vit, juria e ekspertëve përzgjodhi 7 ekipe me ide interesante dhe novatore. Këto janë ekipet me të cilat ekipi dhe mentorët ARNO do të punojnë në muajt e ardhshëm: Rebel, Awear, Grasp, Active workplace, Medical Mushroom garden, Coffee Mates dhe Natural Revolution.
Në takimin e parë, ekipet patën mundësinë të prezantojnë veten dhe idenë e tyre para ekipeve të tjera. Nëpërmjet mjeteve të edukimit joformal, ARNO përgatiti pjesëmarrësit për hapat e ardhshëm të rrugëtimit dhe i njohu me konceptin e sipërmarrjes sociale dhe çfarë modelesh biznesi mund të zhvillohen.
Pas prezantimit të pjesës teorike me shembuj praktikë dhe të suksesshëm të bizneseve sociale dhe të gjelbra, pjesëmarrësit morën njohuritë bazë për bizneset sociale dhe morën detyra shtëpie për të punuar.
Projekti RISE udhëhiqet nga një konsorcium i përbërë nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), SOS Pulse Group, Rrjeti Rinor i Evropës Juglindore (SEEYN) dhe Zyra Rinore Franko-Gjermane (OFAJ), dhe zbatohet nga gjashtë inkubatorët lokalë – ARNO (Maqedona e Veriut), Fondacioni Ballkanik i Gjelbër (Kosovë)*, Diçka Më shumë (Bosnje dhe Hercegovinë), Smart Collective (Serbi), IEC Technopolis (Mali i Zi) dhe Social Business JUNUS (Shqipëri). Projekti RISE është bashkëfinancuar nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD), Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe programi Erasmus + i Bashkimit Evropian. Më shumë informacion mund të gjeni në: https://www.risewb.org/