(Thirrje e Hapur) Bashkohuni me Ne si Bashkëpunëtor në Ekonominë Rrethore
Akademia e Ekonomisë Rrethore është një nga aktivitetet kryesore të projektit “Shoqëria Civile dhe Rinia për Zhvillim Gjithëpërfshirës dhe të Qëndrueshëm përmes Ekonomisë Rrethore në Maqedoninë e Veriut,” financuar nga Bashkimi Evropian. Akademia është një program shtatë-mujor për organizatat e shoqërisë civile të interesuara në zhvillimin e ideve inovative dhe modeleve të biznesit në ekonominë rrethore, ose në përparimin e aktiviteteve ekonomike ekzistuese. Përmes Akademisë, organizatat e shoqërisë civile do të marrin mbështetje nga profesionistë të përvojës në ekonominë rrethore, të gjelbër dhe sociale, duke përmirësuar njohuritë, perspektivat, idetë dhe buxhetet e tyre për të zbatuar iniciativa biznesi. Për këtë qëllim, ne kemi nevojë për:
Lektorë: Për të përgatitur dhe dorëzuar materiale edukative për modulet online dhe offline (çdo modul zgjat 3 orë). Ju gjithashtu mund të propozoni temat/fushat tuaja të ekspertizës. Shikoni Përshkrimin e Punës këtu.(klikoni mbi linkun,version i përditësuar)
Mentorë: Për të ofruar 18 orë mentorim për çdo organizatë. Shikoni Përshkrimin e Punës këtu.(klikoni mbi linkun,version i përditësuar)
Ekspertë: Për të ofruar 3 orë konsultime për çdo shoqatë mbi një temë specifike. Shikoni Përshkrimin e Punës këtu.(klikoni mbi linkun,version i përditësuar)
Si të Aplikoni: Ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit dhe dërgoni CV-në tuaj në arno.mkd@gmail.com. Afati i ri 10 Nëntor 2024*. Mos hezitoni ta ndani këtë thirrje me këdo që mendoni se ka ekspertizë në fushë.
Shënim: Përzgjedhja e bashkëpunëtorëve do të jetë e mundur vetëm pasi të jenë zgjedhur pjesëmarrësit e Akademisë. ARNO rezervon të drejtën të caktojë role për bashkëpunëtorët sipas nevojave të pjesëmarrësve. Me lejen tuaj, informacionet tuaja të kontaktit do të mbeten në bazën tonë të të dhënave për këtë dhe projekte të tjera të lidhura me këtë temë.
Projekti “Shoqëria Civile dhe Rinia për Zhvillim Gjithëpërfshirës dhe të Qëndrueshëm përmes Ekonomisë Rrethore në Maqedoninë e Veriut” është koordinohet nga organizata People in Need (PIN) nga Republika Çeke, në partneritet me organizatat maqedonase ARNO, Liderët për Edukim, Aktivizëm dhe Zhvillim (LEAD), dhe Ekovita.