Në Maqedoninë e Veriut, po krijohet një regjistër i ndërmarrjeve sociale rinore
ARNO është e angazhuar të punojë në krijimin e një regjistri të ndërmarrjeve sociale * (me fokus -të rinjtë-) dhe u bën thirrje kolegëve dhe publikut, që të ndihmojnë në mbledhjen e të dhënave. Ky regjistër është një nga aktivitetet kryesore të projektit “NDËRMARRJET SOCIALE PËR PUNËSIM TË RINJËVE – SOCIAL INTERPRENEURSHIP FOR YOUTH EMPLOYMENT”, i implementuar nga Këshilli Kombëtar i Rinisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (NMSM). Regjistri do të shërbejë si një mjet për ndarjen e informacionit, mundësive dhe financimeve të reja dhe synon të ndihmojë në krijimin e një ekosistemi më të mirë. Kushdo që ka informacion duhet të plotësojë një nga pyetësorët:
Regjistri i ideve – https://forms.gle/8UDR8H1vaukb8GYR7
Regjistri i subjekteve ekzistuese – https://forms.gle/kMXxu4eb77eG7woq8
* Në këtë proces ne punojmë sipas përcaktimit të përgjithshëm të marrë nga Strategjia për Ndërmarrjet Sociale: “Ndërmarrja sociale përkufizohet si operator në ekonominë sociale, qëllimi kryesor i të cilit, është të ketë ndikim social duke ofruar mallra dhe shërbime në treg në mënyrë inovative dhe sipërmarrëse, e që e përdor fitimin e saj kryesisht për të arritur qëllimet sociale dhe menaxhohet me pjesëmarrësit, duke përfshirë punonjësit, konsumatorët dhe palët e interesuara të prekura nga aktivitetet e tij”. Qëllimi ynë, tani për tani, është të hartojmë sa më shumë entitete të jetë e mundur, dhe më pas do të filtrojmë përgjigjet që marrim.
“Edhe pse ky është një hap i vogël dhe fillestar, ai sërish tregon përgjegjësinë qytetare për të kontribuar në procese. Mbështetja e qytetarëve dhe partnerëve, do të thotë shumë për ne, sepse ne duam të krijojmë një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse, transparente, në krahasim me atë kufizuese, të bazuar në miqësi dhe supozime personale. Ideja e bazës së të dhënave në fazën tjetër , bëhet për të ofruar kontakte dhe informacione për mbështetjen dhe trajnimin për grante. Ne kemi nevojë për ndihmë nga të gjithë dhe presim që të gjithë ata që kanë informacione, ta ndajnë me ne . Kjo është në interesin e të gjithëve. “