Në Forumin Rinor të Fshatit të Fëmijëve SOS u mbajt një punëtori image

Në Forumin Rinor të Fshatit të Fëmijëve SOS u mbajt një punëtori

Dita e dytë e Forumit Rinor, organizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve përmes mundësive të reja” (YEEP) i implementuar nga SOS Fshati i Fëmijëve, u mbajt më 6 tetor në ambientet e Dhomës Publike, Shkup. Me ftesë të organizatorit dhe me kënaqësi të madhe për ekipin e ARNO-s, u mbajt punëtoria “Sipërmarrja sociale nga A në Zh me shembuj të design thinking”.

Irina Janevska dhe Marjan Icoski nga ARNO i përcollën pjesëmarrësve konceptet themelore të sipërmarrjes sociale (përmes secilës shkronjë të “Bushavata azbuka”) dhe ndanë shembuj të bizneseve sociale dhe të gjelbra nga vendi ynë, duke treguar se si mund të përdoret mjeti ” mendim dizajnues” kur bëhet fjaë për bizneset sociale.
Vetë punëtoria u ndoq nga më shumë se 10 pjesëmarrës të cilët treguan interes të madh dhe morën pjesë aktive në diskutime. Për shumicën e pjesëmarrësve, kjo ishte hera e parë që ata u ndeshën me këtë metodologji, duke i frymëzuar ata të mendojnë për hapat e tyre drejt sipërmarrëjes. Në pjesën e fundit të seminarit, Marjan dhe Irina njoftuan mundësitë aktuale për ngritjen e kapaciteteve të sipërmarrësve të rinj socialë:

Të gjithë pjesëmarrësit e seminarit morën pa pagesë eko-kartolina që mund të mbjellen, të cilat janë material promovues për projektin “Ndërmarrjet Sociale për Zhvillim Ekonomik dhe Përfshirje Sociale” dhe janë produkt i biznesit lokal të gjelbër dhe krijues që ARNO tradicionalisht e mbështet. Në galeri mund të shihni disa nga fotot nga kjo punëtori.

Përkrahësit tanë
Rockefeller European commission UNFPA UNDP Social Impact Award Erasmus RYCO French Developement Agency Национална Агенција за образовни програми и мобилност МК