Bashkëpunim ndërkufitar: thirrje për pjesëmarrje në “Akademinë për Ekonomi Sociale”
ARNO shpall THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË AKADEMINË PËR EKONOMI SOCIALE për ndërmarrjet sociale ekzistuese dhe të ardhshme që operojnë në rajonet e Shkupit dhe rajonin Veri-Lindor të Maqedonisë së Veriut dhe në zonat Pçinjska dhe Jabllanicë në Serbi.
Programi i Akademisë për Ekonominë Sociale ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për ndërmarrjet sociale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut përmes trajnimeve, mentorimit, shpërblime në pajisje dhe shërbime, dhe rrjetëzimit, duke hapur njëkohësisht hapësirë për bashkëpunim ndërkufitar mes dy vendeve. Programi zbatohet në partneritet me shoqatat “ARNO” nga Maqedonia e Veriut, Optimist nga Republika e Serbisë dhe Fondacioni Trag (koordinator) dhe zbatohet në kuadër të projektit. Ndërmarrje sociale për zhvillim ekonomik dhe përfshirje sociale , financuar nga Bashkimi Evropian(Programi IPA 2 për bashkëpunim ndërkufitar Republika e Serbisë-Maqedonia e Veriut 2016-2020), përmes Sektorit për Kontraktimin dhe Financimin e Programeve nga Fondet e BE-së, së Ministrisë së Financave të Republikës së Serbisë.
Programi ka për qëllim ndërmarrjet sociale ekzistuese dhe të ardhshme (të regjistruara ose në proces themelimi). Në kuadër të programit do të përzgjidhen deri në 12 ndërmarrje sociale (deri në 4 të zhvilluara dhe deri në 8 në fazën fillestare të zhvillimit ose themelimit) që punojnë me përgjegjësi dhe kanë për qëllim të arrijnë ndikime sociale ose ekologjike. Kusht për të aplikuar në program është të punojnë në rajonin e Pçinjës dhe Jabllanicës në Serbi dhe rajonin e Shkupit dhe atë Verilindor në Maqedoninë e Veriut. (Republika e Serbisë: rajoni i Pçinës (Vranjë, Vladiçin Han, Surdulicë, Bosilegrad, Trgovisht, Bujanoc, Preshevë) dhe rajoni i Jabllanicës (Leskovac, Vlasotince, Liban, Bojnik, Medvegjë, Crna Trava).Republika e Maqedonisë së Veriut: Rajoni Verilindor (Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Likovë, Rankovcë dhe Staro Nagoriçan) dhe rajoni i Shkupit (Shkup, Araçinë, Ilinden, Petrovec, Sopishtë, Studeniçan, Zelenikovë, Çuçer-Sandevë).
Llojet e mëposhtme të mbështetjes do të jenë në dispozicion për ndërmarrjet e përzgjedhura sociale:
● Trajnim në grup që përfshin deri në tre module të punëtorive interaktive me konsulentë dhe sipërmarrës socialë me përvojë, të cilat do të organizohen në dy grupe: njëri grup përbëhet nga më së shumti 4 ndërmarrje sociale të zhvilluara, dhe grupi tjetër deri në 8 ndërmarrje sociale dhe/ose ide në fazën fillestare të zhvillimit.
●Mbështetje me mentorim (mentorim individual) nga konsulentët dhe sipërmarrësit solidar me qëllim të përmirësimit të biznesit në fushat të cilat, përmes analizës së hartëzimit të nevojave, rezultojnë të jenë vendimtare për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të çdo ndërmarrje solidare. Mbështetja me mentorim do të zbatohet nga tetori 2022 deri në mars 2023;
● Çmime në pajisje dhe shërbime: Idetë sipërmarrëse me potencialin më të madh për zhvillim të mëtejshëm do të mund të aplikojnë për mbështetje gjatë blerjes së pajisjeve, materialeve të prodhimit, produkteve dhe shërbimeve që u nevojiten për zhvillim të mëtejshëm në kuadër të programit, pas përfundimit të trajnimit. Në total, do të ndahen deri në 5 çmime në pajisje dhe shërbime me vlerë totale prej 15.000 euro, me donacione individuale që variojnë në vlerë nga 2.000 për idetë sipërmarrëse në zhvillim deri në 5.000 euro për ndërmarrjet e zhvilluara. Zbatimi i këtij aktiviteti do të nisë në janar 2023.
● Promovimi dhe rrjetëzimi: Ndërmarrjet sociale do të kenë mundësi që përmes trajnimeve dhe organizimit të tri forumeve të biznesit dhe/ose panaireve ekspozita, t’i prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre publikut të gjerë nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe të zhvillojnë bashkëpunimin me ndërmarrje të tjera. Gjithashtu, këto ngjarje do të shërbejnë për të lidhur aktorët lokalë, rajonalë dhe ndërkufitarë të ekonomisë sociale dhe do të hapin mundësi për partneritete potenciale, rrjetëzim dhe shkëmbim idesh për atë se si qasjet dhe zgjidhjet lokale mund të aplikohen në komunitetet e tjera lokale. Nga tetori 2022 deri në mars 2023.
Për të aplikuar, duhet të plotësoni formularin dhe deklaratën për aplikantë dhe t’i dërgoni në arno.mkd@gmail.com Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 10.10. 2022 deri në mesnatë (23:59).
Thirrjen e plotë mund ta gjeni këtu.