Ngjarja promovuese: Ide të Gjelbërta 2024+mundësi tjetër për Bizneset Sociale të Gjelbërta image

Ngjarja promovuese: Ide të Gjelbërta 2024+mundësi tjetër për Bizneset Sociale të Gjelbërta

🎉10 vjet #IdetëGjebra në organizim të ARNO-s! Me këtë rast, si tradicionalisht dhe këtë vit, me ardhjen e pranverës, shpallim fillimin e konkursit tonë për  #IdeteGjelberta (Ide të gjelbërta)!
📌Më 20 mars , prej orës  11:00 deri në orën 14:00, në Europe House Shkup, ARNO organizon eventin për hapjen e konkursit vjetor për idetë e gjelbërta.
✔️Regjistrimi është i hapur për të gjithë (pa kufizime moshe dhe rajoni). Për arsye logjistike (për të rregulluar karriget, për të ditur sa jemi për ushqime dhe kafe) është e nevojshme të regjistroheni. Për t’u regjistruar, gjithçka që duhet të bëni, është të plotësoni këtë formular më së voni deri më date 18.03 (23:59). Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin konfirmim në e-mail,  më së voni deri më 19.03.

Qëllimi kryesor i eventit ose pse po ju ftojmë? Ejani të flasim për një ekonomi sociale të gjelbër; bartës të ideve – ne duam t’ju inkurajojmë të aplikoni (do të dëgjoni udhëzime rreth aplikimit dhe njoftime rreth punëtorive); pjesëmarrësit (fillimisht) do të njihen me histori interesante dhe bizneset tona të gjelbra; do të ndajmë me ju njoftimet në lidhje me grantet plus nga një projekt tjetër i ARNO-s dhe në fund të fundit, ejani sepse do të keni një shans për të fituar disa dhurata të mrekullueshme ekologjike – një kapele projektuese eko, kapëse flokësh të bëra nga mbeturinat e tekstilit dhe “Borenki” ( dhurojmë për të shënuar 10-shen) .

Axhenda e ngjarjes:
▪️ Hyrje= Çfarë janë Idetë e gjelbërta #IdeteGjelberta ? Hyrje në ekonominë sociale të gjelbër, prezantim i konkursit
👒Histori suksesi= Kush është Mirjana Josifoska dhe si u bë fituese rajonale?
🗂️ Si të aplikoni = Prezantimi i formularit, shpallja e punëtorive me trajneren Irina Tosheva (fituese kombëtare e Ideve të gjelbërta 2021)
🇪🇺 Burime të tjera të mbështetjes= Njoftimi i granteve nga projekti EICEE
🎁 Kuiz dhe çmime (kapelë projektuesi, kapëse flokësh, “Borenki “)
🌲 Vizatojmë me “Borenki” = Mbështetje për pyllëzimin e zonave të djegura, Unioni i Skautëve të Maqedonisë
👥 Socializimi joformal= Pyetje dhe rrjetëzim

Për ata që janë të rinj në programet dhe qasjet tona, ju sjellim një përshkrim të shkurtër:

🌱“Ide të Gjelbërta “ është një konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e ideve të biznesit të vogël, lokal dhe të gjelbër. Përveç vendit tonë, gara zhvillohet edhe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Greqi. Çdo vit,  tre përfaqësues nga secili prej këtyre vendeve, konkurojnë në një garë rajonale. Katër përfaqësuesit që do të fitojnë konkursin rajonal,  marrin 10,000 ose 5,000 dollarë secili për realizimin e idesë në vendin e tyre. ARNO ka administruar konkursin në nivel kombëtar për 10 vjet rresht dhe është shumë krenare që çdo vit që ka fitues rajonalë. Më shumë informacion mund të gjeni në www.zeleniidei.mk

♻️Projekti „EICEE – Ekosistem për ekoinovacione dhe dhe ekonomi qarkulluese në Ballkanin Perëndimor“ , mbështetet nga Bashkimi Europian përmes thirrjes së BE-së për shoqërinë civile dhe programin e medias në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për periudhën 2021-2023 (IPA III). Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti,  është të forcojë kapacitetet dhe angazhimin e organizatave të shoqërisë civile në zhvillimin e politikave dhe praktikave që çojnë në një tranzicion të gjelbër dhe dixhital në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Më shumë informacion rreth projektit, mund të gjeni këtu https://arno.org.mk/sq/projekte/eicee/

💚Ju presim

Social share