GIVEAWAY #GlobalDonutDays
ARNO përkujton Ditën Botërore të Modelit të Ekonomisë Qarkulluese me një giveaway!🎉 Ne po dhurojmë karta që mbillen nga projekti ynë i ekonomisë qarkulluese*. Slogani për Ditën Botërore të Ekonomisë Qarkulluese , është “Të veprojmë lokalisht, të lidhemi globalisht”.
Ne dhurojmë karta që mbillen të punuara me dorë nga një artist vendas (biznes i gjelbër nga Maqedonia e Veriut) duke ricikluar letrën dhe duke printuar me eko-ngjyra. Kartat mund të mbillen sepse brenda kanë fara nga lulet purslane .
Nxitoni për të marrë kartën tuaj! Parimi është “kush vjen I pari, shërbehet i pari”. Ne kemi rreth 100 karta për të ndarë, me lule purslane për të mbjellë dhe shijuar.
Rregullat janë si vijojnë:
🌱: Ndani postimin në historitë tuaja (dhe sigurisht na beni tag)
🌱: Beni tag miqtë në komente dhe
🌱: Plotësoni formularin “GIVEAWAY”:Global Donut Days:”
Nëse jeni fitues, ne do ju dërgojmë informacione se ku të merrni kartat (nëse nuk jeni nga Shkupi, shkruani një adresë dërgese në formular).
Pse një model donut? Logoja jonë, rrota rrotulluese, simbolizon shumë gjëra, duke përfshirë mesazhin kryesor të ekonomisë qarkulluese: rrethi i jashtëm shënon kufijtë ekologjikë dhe rrethi i brendshëm përfshin njerëzit. Modeli i ekonomisë qarkulluese promovon zhvillimin ekonomik që siguron nevojat bazë për të gjithë njerëzit pa i tejkaluar kufijtë ekologjikë të planetit. Ne jemi të gjithë në rreth – bashkohuni!🌱♻️
* Projekti “Shoqëria civile dhe të rinjtë për zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm përmes ekonomisë qarkulluese në Maqedoninë e Veriut” financohet nga Bashkimi Europian. Udhëheqësi i projektit është People in Need (PIN), në partneritet me ARNO, LEAD – Leaders for Education, Activism and Development dhe Ekovita.