Eventi  përfundimtar i projektit STRET TT2 image

Eventi përfundimtar i projektit STRET TT2

Më 19 shkurt 2025, në Qendrën Inovative InnoX në Shkup, u mbajt eventi përfundimtar i projektit STRET TT2 “E ardhmja e mësimdhënies: Ndërmarrësia, filantropia dhe mjetet digjitale”, i organizuar nga ARNO, i cili përfshiu më shumë se 60 mësues nga e gjithë Maqedonia e Veriut. Fokusi i këtij eventi ishte promovimi i setit të udhëzuesve* 📚  të zhvilluar në kuadër të projektit. Përveç shpërndarjes së udhëzuesve, ngjarja u fokusua gjithashtu në diskutimet dhe përvojat përmes një paneli të titulluar “Si ta ndryshojmë arsimin ndërmarrës?”.

Për mundësitë e implementimit të ndryshimeve në arsimin ndërmarrës, folën: Lupka Pançevska, Junior Achievement Macedonia, Marina Peshovska, profesore në SHU “Rade Jovçevski – Korçagin” (RJK), dhe Irina Janevska, presidente e ARNO-s.

Pas diskutimit, u mbajt një punëtori interaktive “Mjetet e inteligjencës artificiale në mësimdhënie”, e organizuar nga programi Klubi i Mësuesve të Shoqatës Liderë për Edukimin, Aktivizmin dhe Zhvillimin (LEAD).

 📚 * Seti i udhëzuesve përfshin:

📌 Programin mësimor për integrimin e ndërmarrësisë sociale dhe filantropisë në mësimdhënie – Version i avancuar i STRETT Toolkit, i cili ofron qasje të reja për aktivizimin e nxënësve si qytetarë që kontribuojnë në komunitet. Ky program mësimor është krijuar për t’u ndihmuar mësuesve që ta kalojnë më lehtë dhe më interesante njohurinë për ndërmarrësinë sociale, përgjegjësinë shoqërore dhe filantropinë.

Programi është i ndarë në dy pjesë:

1️⃣    Pjesa e parë mbulon ndërmarrësinë sociale (NS) dhe përgjegjësinë shoqërore korporative (KShK) – Këtu trajtohen tema si zhvillimi i ideve të vogla biznesi, menaxhimi i ndërmarrjeve nxënëse dhe krijimi i ndikimit pozitiv shoqëror.

2️⃣    Pjesa e dytë është e dedikuar filantropisë, ku nxënësit mësojnë për rëndësinë e solidaritetit dhe rolin e komunitetit.

📌 Udhëzues për kompetencat e mësuesve ndërmarrës – një udhëzues i krijuar për mësuesit që duan të pasurojnë njohuritë e tyre dhe t’u ndihmojnë nxënësve të zhvillojnë shpirtin ndërmarrës dhe filantropik.

📌 Udhëzues për mjetet digjitale për mësuesit – një koleksion metodash dhe mjete moderne që lehtësojnë mësimin interaktiv. Në këtë udhëzues, mësuesit do të gjejnë udhëzime të qarta për përdorimin e mjeteve digjitale për mësimdhënie, vlerësim dhe auto-vlerësim me fokus në platformat SELFIE dhe Digi.Comp.Edu për përmirësimin e kompetencave digjitale, si dhe udhëzime për përdorimin e mjeteve digjitale si ChatGPT, Slack, Google Drive, Padlet, Canva, Mentimeter dhe të tjera.

📢 Udhëzuesit janë falas dhe mund t’i shkarkoni këtu.

Projekti “STRETT 2: Students Today Responsible Entrepreneurs Tomorrow – Teacher Toolkit” po implementohet nga Radviliskio Lizdeikos – Lituani (koordinator), në partneritet me Istituto Istruzione Superiore Statale “Marini-Gioia” – Itali, Asociatia Scoala De Valori – Rumani, SHU “Rade Jovchevski – Korčagin” – Maqedoni e Veriut dhe Shoqata për Inovacione Sociale “ARNO” – Maqedoni e Veriut. Projekti financohet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Europian dhe ka për qëllim forcimin e mësuesve dhe të rinjve përmes zhvillimit të burimeve arsimore të orientuara drejt ndërmarrësisë sociale dhe filantropisë.

Social share