ARNO mori pjesë në Javën Globale të Sipërmarrjes (JGS) 2022 image

ARNO mori pjesë në Javën Globale të Sipërmarrjes (JGS) 2022

Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes (JGS) 2022, e cila u zhvillua nga 14-20 nëntor, ARNO mori pjesë me një seminar online: “Hyrje në qasjen e mendimit  të dizajnit për sipërmarrësit socialë”.

ARNO është një nga organizatat e para në Maqedoninë e Veriut,  që prezantoi këtë qasje të mendimit të dizajnit apo si të mendosh si dizajner, si risi  në bollëkun e bisedave dhe praktikave për sipërmarrjen sociale dhe të gjelbër.

Punëtorinë për mendimin e dizajnit e udhëhoqën Irina Janevska dhe Marjan Icoski, të cilët kishin edhe bashkëbisedues të ftuar – Marjan Nikolovski, i cili jeton dhe punon në Danimarkë.

Marjan Nikolovski ka 10+ vite përvojë pune me njerëz, koncept dhe zhvillim biznesi dhe ka disa diploma ndërkombëtare nga universitete të ndryshme daneze, më e fundit është një diplomë Master në Inovacion Organizativ dhe Sipërmarrje nga Shkolla e Biznesit të Kopenhagës.

Pjesëmarrësit e kësaj punëtorie,  patën mundësinë të mësojnë parimet e të menduarit dizajn me fokus sipërmarrjen si një mjet i fuqishëm për të bërë mirë në botë.

Përmes një prezantimi interaktiv që reflekton mbi ndërmarrjet sociale dhe historitë lokale, pjesëmarrësit e seminarit patën mundësinë të kuptojnë mentalitetin e sipërmarrësve dhe se si ai mund të iniciojë ndryshime sociale.Ky seminar synoi të motivojë më tej pjesëmarrësit për të eksploruar parimet bazë të inovacionit social, krijimin e produkteve dhe shërbimeve, prototipin e tyre dhe zbatimin në realitet.

Punëtoria pati një interes dhe pjesëmarrje të madhe. Videon e transmetimit live në Facebook mund ta shikoni në këtë link.

Social share