
(versioni i përditësuar)Akademia për Ekonominë Rrethore – aplikoni për pjesëmarrje
“ARNO” shpall Thirrjen për pjesëmarrje në “Akademinë për Ekonomi Rrethore” – një aktivitet që zbatohet në kuadër të projektit “Shoqëria Civile dhe Rinia për Zhvillim Gjithëpërfshirës dhe të Qëndrueshëm përmes Ekonomisë Rrethore në Maqedoninë e Veriut”, financuar nga Bashkimi Evropian.
Akademia është një program shtatëmujor i dedikuar për organizatat e shoqërisë civile që duan të zhvillojnë ide inovative dhe modele biznesi rrethor ose të rrisin njohuritë dhe kapacitetet e tyre në ekonominë rrethore.
Çfarë ofron Akademia?
- Module Edukative: 10 sesione grupore (online dhe offline) për njohjen me konceptin e ekonomisë rrethore.
- Sesione Mentorimi: Mentorim individual.
- Sesione Tematike Ekspertësh: Punë me ekspertë për vlerësimin e realizueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së ideve tuaja.
- Rrjetëzim dhe Shkëmbim Eksperiencash: Mundësi për promovimin e ideve tuaja.
- Shema e Granteve: 8 nga 12 organizata të shoqërisë civile do të marrin grante deri në 8,000 euro për realizimin e ideve të tyre.
Në thirrje mund të aplikojnë organizata të shoqërisë civile që janë themeluar të paktën 12 muaj para datës zyrtare të hapjes së thirrjes për aplikime. Aplikantët duhet të kenë një prototip ose ide inovative për një model biznesi rrethor dhe mundësinë për të marrë pjesë rregullisht në Akademi.
Për të aplikuar, ju duhet të plotësoni këtë APLIKIM dhe së bashku me dokumentacionin shoqërues ta dërgoni në arno.mkd@gmail.com, jo më vonë se 03.11.2024*27 tetor 2024. Para se të aplikoni, ju lutemi lexoni me kujdes të gjithë Thirrjen (klikoni mbi linkun,version i përditësuar).
ARNO do të organizojë një sesion informativ hibrid në Shkup dhe në platformën Zoom. Data dhe vendi i sesionit informativ do të shpallen më vonë.
Pse ky qasje dhe a jeni ju aplikantët e duhur?
Nga ajo që dimë, kjo iniciativë është pioniere në ekonominë rrethore në vendin tonë dhe për këtë arsye kërkojmë mendje vizionare të gatshme për të mësuar/rimësuar gjëra, të gatshme për të inovuar në kushtet, ligjet dhe mundësitë që kemi në vend. ARNO beson se vetëm përmes dijes mund të arrijmë inovacione dhe modele biznesi të realizueshme dhe të suksesshme, prandaj programi është shumëmujor dhe fokusohet në dije, të cilës i pason mbështetja financiare.
Akademia synon gjithashtu të krijojë një komunitet të sipërmarrësve të gjelbër, ekspertëve dhe mentorëve që edhe në të ardhmen do të mbështesin njëri-tjetrin. Prandaj, aplikantët e duhur janë seriozë dhe të përkushtuar për të marrë pjesë në një program shumëmujor, të hapur për të mësuar dhe bashkëpunuar.
Vetëm së bashku dhe vetëm kështu besojmë se po hedhim një hap më tej drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme në Maqedoni.
Për më shumë informacion dhe frymëzim, na ndiqni në rrjetet sociale dhe vizitoni rregullisht faqen tonë të internetit.
—————
Projekti “Shoqëria Civile dhe Rinia për Zhvillim Gjithëpërfshirës dhe të Qëndrueshëm përmes Ekonomisë Rrethore në Maqedoninë e Veriut” financohet nga Bashkimi Evropian. Lideri i projektit është organizata People in Need (PIN), në partneritet me ARNO, Liderët për Edukim, Aktivizëm dhe Zhvillim (LEAD), dhe Ekovita.