Përfshihuni dhe shikoni se ku përkisni! – Mesazh për të rinjtë për Ditën e Vullnetarëve nga Irina image

Përfshihuni dhe shikoni se ku përkisni! – Mesazh për të rinjtë për Ditën e Vullnetarëve nga Irina

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit,  festohet më 5 Dhjetor dhe me ktë rast, shoqata ” Të Rinjtë Munden “, nga ambientet e “Mladi Hub”, mbajti një veprimtari Online të titulluar  “Thuaj! Beso! Bëhu aktiv! ”, me transmetim të drejtpërdrejtë. Në këtë ngjarje, dy folës ndanë historitë e tyre me audiencën. Nikola Jovanovski, anëtar i bordit në ” Të Rinjtë Munden “, foli për përvojën e tij të parë vullnetare dhe sfidat me të cilat ai dhe ekipi i tij u përballën, por gjithashtu edhe se si arritën t[I kapërcejnë. ndërkohë,  presidentja e ARNO-s, Irina Janevska ,  foli për qëndrueshmërinë e aktiviteteve vullnetare dhe mundësitë.

Irina foli për lidhjen e fortë midis sipërmarrjes sociale dhe qëndrueshmërisë së nismave vullnetare. Ndër të tjera, Irina thotë: “Ajo që është e rëndësishme kur flasim për qëndrueshmëri , është të dimë se nuk kemi burime të pakufizuara dhe se konceptet e fundit, ato që duhet të provokojnë të rinjtë, nuk flasin për rritje por për” de-rritje “… Kjo temë ofron një mundësi të re për sektorin e shoqërisë civile, diçka që të rinjtë mund ta njohin… “. Në prezantimin e saj, ajo shprehet se OShC-të mund të gjejnë mundësi për qëndrueshmëri në shitjen e shërbimeve dhe mallrave,  për të financuar misionet e tyre dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre.  Si shembull i një koncepti të tillë, Irina kujton fillimet e ARNO-s,  kur së bashku me “Të Rinjtë Munden” , përmes projektit “Kuzhina e të Rinjve” në të cilin ofroheshin orë gatimi nga kuzhinierë të njohur në mënyrë që tëmund të kishin një fitim në fund,  pasi projekti të ketë mbaruar., e kz fitim monetar të mund  të përdoret për të financuar nxënësit kuzhinierë nga shkolla, ata  që kanë më pak mundësi për të blerë pajisje, për të azhurnuar, për t’i mësuar të  përgatisin një CV, etj, në mënyrë që të lehtësojnë kalimin e tyre në tregun e punës. Ndër shembujt e suksesshëm janë Funky Guerilla dhe War Childhood Museum, të cilët kanë punuar në këtë parim për ca kohë.

Në aktivitetin Online, pjesëmarrësit të cilët tashmë kishin  porositur diçka nga produktet e përgatitura,  patën mundësinë të marrin pjesë drejtpërdrejt dhe të njihen me prodhimin e personalizuar të produktit të tyre.

Të gjithë ngjarjen mund ta ndiqni në këtë link.
Shihemi herën e ardhshme me më shumë lajme të reja nga  ARNO!

Social share