STRET Veglat e mësuesve image

STRET Veglat e mësuesve

Data

2018 - 2021

Donatorë

E+ (Komisioni Europian)

Partnerë

ARNO (Kordinator), shkolla mesme “Rade Jovchevski Korchagin” nga Shkupi, Maqedonia.V, "Prva Susacka Gimnazija" nga Rijeka, Kroaci, shkolla e mesme “Lizdeikos" nga Radviliskis, Lituani dhe OJQ-ja “Out of the Box” nga Belgjika

Fjalët kyçe

arsim, filantropi, Përgjegjësi shoqërore e korporatës (PShK), Sipërmarrësi Sociale (SS), rinia, mësues

Projekti STRET Veglat e mësuesve është i bazuar në përvojën e një partneriteti të formuar tashmë nga 4 shtete: Lituania, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Belgjika.

” STRET Veglat e mësuesve” shkon përtej mësimit të ndërmarrësisë duke shtuar koncepte të reja në kurrikulën shkollore: Filantropi, Përgjegjësi Shoqërore e Korporatës dhe Sipërmarrësi Sociale.

Aktivitetet e projektit STRET VM kontribuojnë drejt një ekosistemi të përmirësuar për promovimin e PShK dhe sipërmarrjes sociale brenda dhe jashtë shkollës, rritjen e materialit njohës mbi temat për mësuesit, rritjen e aftësive në mësimdhënie për drejtimin e ideve virtuale, të biznesit në shkallë të vogël, sigurojnë shikueshmëri të përpjekjeve të BE-së për të promovuar politikën efektive të arsimit të sipërmarrjes, lobimin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe rrisin ndërgjegjësimin dhe vëmendjen e publikut për nevojën e edukimit të gjeneratave të reja të Sipërmarrësve me përgjegjësi.

Për më tepër, Projekti STRET VM do të rezultojë jo vetëm me aktivitete edukative dhe lobuese, por me krijimin e mësuesve profesionistë dhe komuniteteve të ekspertëve që mund të avokojnë më tej për integrimin e konceptit STRET.

Pikat kryesore: Rezultatet e Projektit janë: 1) Një analizë krahasuese e cila do të sigurojë një përmbledhje të situatës së Edukimit të Sipërmarrjes dhe modulet e (PShK dhe SS; 2) Një Vegël mbi Mësimdhënien e Sipërmarrjes me modele të integruara PShK dhe SS; 3) Një trajnim për mësuesit; 4) Rekomandime mbi politikat, mbi temën dhe mobilizimin e palëve të interesuara.

Dokumentet dhe skedarët

Videot e projektit