Orë gatimi Slow Food – Sipërmarrësia Sociale në menu image

Orë gatimi Slow Food – Sipërmarrësia Sociale në menu

Data

2018 - 2019

Donatorë

OJQ-ja “Konekt” në partneritet me Fondacionin Apolonia dhe Qendrën e Politikave Tatimore

Partnerë

Slow Food Vodno, ShMQSh"Lazar Tanev"- Shkup, Maqedonia e Veriut

Fjalët kyçe

sipërmarrje sociale, veprimtari ekonomike, ndërmarrje sociale, AFP, gastronomi, rinia, arsim joformal

“Orë gatimi Slow Food” është një projekt i kordinuar nga ARNO në bashkëpunim me Organizatën për Ruajtjen, Promovimin dhe Edukimin e Ushqimit “Slow Food Vodno” dhe në partneritet me shkollën e mesme profesionale ShMQSh”Lazar Tanev”. Qëllimi i kësaj iniciative është të forcojë qëndrueshmërinë e organizatave civile duke rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe vetëdijen e sektorit privat për sipërmarrjen sociale, si dhe të kontribuojë në qasje të ndryshme për përmirësimin e ekonomisë lokale. Ky projekt mbështet një koncept inovativ të ndërmarrësisë sociale dhe promovon arsimim profesional cilësor, ushqim të ngadalshëm lokal dhe prodhues vendorë të “ngadaltë” të ushqimit.

Fitimi nga shitjet e kuponave (për orë gatimi) u ri-investuan në nxënësit e shkollës së mesmë gastronomike ShMQSh”Lazar Tanev” përmes një programi të përshtatur për zhvillimin e aftësive të tyre të “buta”, gjë që e bën më të lehtë kalimin e tyre në tregun e punës.

Kjo menu ofron një seri të re të “Orëve të Gatimit”, plot shije tradicionale shtëpiake: “Djathë në tryezë” (kuzhinierja Mare Janevska), “Rrota sezonale”, “Sekretet nga libri i kuzhinës së gjyshes” (kuzhinierja Mare Janevska), ” Bimët e proteinave”, dhe “Peshku nga ujërat tona” (kuzhinier Dejan Karapeev).

Ky projekt u financua në kuadër të Projektit që ofron Grante “Ndryshimet për Qëndrueshmëri”, i financuar nga Bashkimi Europian, i implementuar nga Konekt në partneritet me Fondacionin Apolonia dhe Qendrën e Politikave Tatimore.

Kjo iniciativë u implementua në kuadër të “Programit Coolinari”

Pikat kryesore: Me kërkesë të Këshillit Amerikan për Arsim Ndërkombëtar, u organizua një aktivitet për ndërtim ekipor (team building), orë private të gatimit për 12 studentë ndërkombëtarë. Këta studentë zbuluan se si të bëjnë pastemalija tradicionale dhe pica moderne nën drejtimin e kuzhinierit tonë të ri Antonio Gjorgjievski.

Videot e projektit