Inkubatori rajonal për sipërmarrësit socialë – RISE 2 image

Inkubatori rajonal për sipërmarrësit socialë – RISE 2

Data

2022 - 2025

Donatorë

Agjensia Franceze e Zhvillimit (AFD), E+ (Komisioni Europian) dhe Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO)

Partnerë

Konsorciumi: Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), GROUPE SOS Pulse, Rrjeti Rinor i Evropës Juglindore (SEEYN), Zyra Rinore Franko-Gjermane (OFAJ); Inkubatorët lokalë: ARNO (Maqedona e Veriut), Balkan Green Foundation (Kosovë), Nesto vise (B&H), Smart Kolektiv (Serbi), IEC Tehnopolis (Mali i Zi) dhe Yunus Social Business (Shqipëri)

Fjalët kyçe

sipërmarrja sociale, rinia, ekonomia sociale, inkubatorët, pajtim, mësimi ndërkulturor, bashkëpunimi rajonal, komuniteti i të diplomuarve (komuniteti alumni)

RISE II është një vazhdimësi e “projektit WB6 Lab”/ RISE I (2019) që synon të hapë hapësira të reja për pajtimin për të rinjtë nga Ballkani Perëndimor përmes sipërmarrjes sociale. Projekti fuqizon të rinjtë që të bëhen aktorë të ndryshimit brenda komunitetit(eve) të tyre duke zhvilluar zgjidhje me ndikim social dhe mjedisor. Si një komunitet i gjallë i novatorëve dhe liderëve të rinj socialë në rajon, RISE krijon ndryshime pozitive, ushqen vlera të mira dhe bën mirë në komunitet. RISE gjithashtu forcon kapacitetet e gjashtë inkubatorëve lokalë, duke ndërtuar njohuritë, aftësitë dhe njohjen e tyre në ekosistemet e tyre përkatëse dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nëpërmjet aktiviteteve rajonale, projekti gjithashtu kontribuon në promovimin e sipërmarrjes sociale në BP si një mjet për përfshirjen ekonomike, ndërtimin e paqes dhe forcimin e lidhjeve sociale brenda dhe ndërmjet vendeve.
Objektivat:

  • Të kontribuojë në zhvillimin e ekosistemit të sipërmarrjes sociale në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet inkubatorëve lokalë në secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor;
  • Përmirësimi i aksesit në sipërmarrjen sociale për të rinjtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor duke u ofruar atyre programe dhe grante rajonale të ideimit dhe inkubacionit për të filluar sipërmarrjet e tyre sociale
  • Të rrisë ndërgjegjësimin për sipërmarrjen sociale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ndjeshmërinë e publikut të gjerë, të rinjve dhe politikëbërësve të ekonomisë sociale;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimi ndërkulturor midis të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kontributi në procesin e pajtimit dhe ndërtimit të paqes
  • Lehtësimi i shkëmbimit të njohurive dhe përvojave dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e sipërmarrjes sociale ndërmjet aktorëve kryesorë në nivelin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor

Pikat kryesore të projektit: Programi i ideimit dhe inkubacionit; lëvizshmëria rajonale; grante për themelimin e ndërmarrjeve sociale; shkëmbim ndërkulturor dhe njohuri; mentorimi; kampe regjionale; çmimet e të diplomuarve; komuniteti i të diplomuarve; udhëtime studimore; shkëmbimi i njohurive dhe përvojave; forumet e politikave rajonale; rekomandimet e politikave; bashkëpunimin rajonal