Angazhimi i burrave dhe djemve për barazi gjinore image

Angazhimi i burrave dhe djemve për barazi gjinore

Data

2017 - 2017

Donatorë

UNFPA EECARO

Partnerë

ARNO (Kordinator), Y-PEER Maqedoni, Shoqata Perspektiva gjonore (Rodova Perspektiva), Organizata për mundësi të barabarta "SEMPER"– Manastir, Forumi I gruas –Tetovë, Iniciativa Qytetare e femrave ANTIKO, Organizata Humanitare Arsimore EHO, Tiiiit !Inc, Organizata e Grave të qytetit të Shkupit, Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Fjalët kyçe

barazia gjinore, inovacione sociale, fushatë

Në shtator të vitit 2017, në sallën publike – Shkup, u mbajt panairi i parë mashkullor me titull “Edhe burrat munden”. Në kuadër të panairit u zhvilluan tre punëtori me titull “Burrat Hekurosin”,” Burrat Gatuajnë” dhe “Lojra kreative për fëmijë”, ku morën pjesë burra dhe djem nga Maqedonia e Veriut. Ky aktivitet ishte pjesë e fushatës kombëtare “Edhe burrat munden”, në kuadër të projektit “Angazhimi i Burrave dhe Djemve për Barazi Gjinore” i implementuar nga ARNO në partneritet me Y-PEER Maqedoni, me mbështetjen e Zyrës Rajonale të UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Fushata u përqëndrua në promovimin e shembujve pozitivë të atësisë në jetën e përditshme familjare, si dhe punët dhe kujdestarinë. Kjo ngjarje u ndoq nga një interes i madh në media dhe publikun.

Pikat kryesore: Fushata u miratua nga Xhorxh Gjorgievski, babai më i famshëm në botë nga Australia (me origjinë nga Maqedonia e Veriut), i cili u kthye në hit në rrjetet sociale me përgatitjen ushqimeve për fëmijë.

Dokumentet dhe skedarët

Videot e projektit