YouCanBe-trajnim në Lituani për sipërmarrës social dhe të gjelbër image

YouCanBe-trajnim në Lituani për sipërmarrës social dhe të gjelbër

Nga 03-09 mars në Vilnus, Lituani,  organizuam një trajnim në kuadër të projektit YouCanBe në të cilin prezantuam dhe testuam manualet dhe programin për sipërmarrësit e ardhshëm socialë dhe të gjelbër nga Europa. Marjani nga ARNO ishte pjesë e trajnuesve, ndërsa pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut ishin Simona dhe Kristina nga Ambrosia (skuadra RISE Journey 2), Stefani nga Indoor Garden (finalistja e Green Ideas) dhe Mila (pjesëmarrëse e projektit STREET), pjesë e komunitetit ARNO alumni i sipërmarrësve socialë dhe të gjelbër.

Në trajnim morrën pjesë më shumë se 20 të rinj nga Franca, Kroacia, Lituania, Rumania, Spanja, Ukraina dhe Polonia, të cilët punuan në ekipe ndërkombëtare për të zhvilluar ide për ndërmarrje sociale dhe të gjelbra me ndikim global. Përveç kësaj, pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në punëtori për udhëheqjen sipërmarrëse dhe aftësitë e buta për sipërmarrësit socialë.

Një juri e përbërë nga profesorë të Fakultetit Ekonomik të Vilniaus Kolegija (VIKO) dhe sipërmarrës nga Lituania,  përzgjodhi tre idetë më të mira: “Green Builders”, një ide për një ndërmarrje sociale për shërbime konsulence, e cila dëshiron të promovojë një mënyrë të qëndrueshme pune dhe jetese për punonjësit e korporatave të mëdha; “Guardians of the Rivers” – një ide për të pastruar lumenjtë dhe për të prodhuar materiale ndërtimi nga mbetjet plastike nga lumenjtë; dhe  “Handy”– një ide për një platformë online për të lidhur qytetarët me mjeshtrit dhe për të promovuar tek të rinjtë profesionet që po shkojnë drejt zhdukjes. Ekipet fituan çmime simbolike dhe mundësinë për t’u përfshirë në aktivitetet e mëtejshme të projektit.

Gjithashtu vizituam disa ndërmarrje sociale interesante. Restoratin “Mano Guru” i cili punëson dhe riintegron ish-personat e privuar nga liria dhe “Tasko Istorija” galeri dhe shtëpi botuese për libra, lojëra dhe materiale të tjera edukative për personat me dëmtim të plotë ose të pjesshëm të shikimit. Vizituam edhe ndërmarrjen sociale “Pirmas Blynas” , një restorant i vendosur në zemër të qytetit që punëson persona me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale. Përveç vizitave të organizuara, ne kërkuam edhe vetë ndërmarrje sociale nëpër rrugët e bukura të Vilniusit. U njohëm edhe me  “Labirintas” që ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë me vështirësi në të mësuar, “Socialinis Taxi” kompani për transportin e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe “Eskedar Coffee Bar” e cila punëson dhe trajnon gra refugjate nga Afrika.

Aktivitet i i radhës në menunë e projektit  është trajnimi për sipërmarrësit e ardhshëm socialë dhe të gjelbër në Bukuresht, Rumani, i cili do të zhvillohet në fund të majit.


Projekti „You Can Be“zbatohet nga Fondacioni Apprentis d’Auteuil-France (koordinator), Vilniaus Kolegija-Lituani, Asociatia Scoala De Valori-Rumani, Zaklada Znanje na djelu-Kroaci dhe Shoqata për Inovacione Sociale „ARNO” – Maqedonia e Veriut. Projekti financohet nga programi Erasmus + i Bashkimit Europian.

Social share