Takimi dhe trajnimi i parë online – Udhëtimi RISE, ka filluar!
Udhëtimi RISE ka filluar! Më 6 dhe 12 nëntor 2020, ne zhvilluam ngjarjet e para: një takim dhe trajnim online me temë “Hyrje në Ndërmarrësinw Sociale”. ARNO, përmes mjeteve të arsimit joformal, përgatiti pjesëmarrësit për hapat e ardhshëm të udhëtimit dhe i prezantoi ata me termin sipërmarrje sociale.
Në takimin e parë, ekipet dëgjuan historinë frymëzuese të eko-iluzionistit Kristian Shopov, u prezantuan me ekipet e tjera dhe u njohën me hapat e ardhshëm. Trajnimi, nga ana tjetër, i prezantoi ekipet se çfarë është sipërmarrja sociale dhe cilat modele biznesi mund të zhvillohen. Pas prezantimit të pjesës teorike dhe mjeteve, pjesëmarrësit morën detyra shtëpie dhe udhëzime se si të zhvillojnë një “Pemë të Problemeve”, një kanavacë të modelit të biznesit dhe si të plotësojnë mjetet diagnostike për secilën fillestar.
Në vazhdim mund të shikoni dhe çfarë thonë pjesëmarrësit për fillimin dhe pritjet e tyre:
“RISE për ne është një përvojë e pabesueshme dhe një mundësi e shkëlqyer për të punuar në ide sipërmarrëse sociale, që do të kenë një përfitim pozitiv në mjedisin tonë. Kur pamë thirrjen, e dinim se ajo ishte e duhura për të zhvilluar idenë tonë. Pas punëtorisë së parë, mësuam shumë për thelbin e sipërmarrjes sociale, si dhe për kauzën që ARNO si organizatë po ndjek për një kohë të gjatë. Veçanërisht interesant është momenti kur ne filluam të këmbejmë “ stuhi mendimesh” rreth idesë sonë me mjetet themelore të biznesit të përdorura në planifikimin e çdo biznesi. Ne mund ta përdorim këtë njohuri më tej në zhvillimin e ndonjë ideje.
Programi RISE gjithashtu na ofron mundësinë për të zhvilluar idenë me ndihmën e mbështetjes mentoruese nga një person i cili është i trajnuar në fushën tonë të punës. Mezi presim të takojmë mentorin tonë dhe të shohim se në cilin drejtim do të zhvillohet ideja jonë për hapjen e një dyqani Zero Waste në Shkup.
Përveç kësaj, ne jemi shumë të lumtur që takojmë 7 ekipe të tjera që kanë ide të mahnitshme që na frymëzojnë në çdo seancë. Unë besoj se të gjithë e shohim programin si një mundësi për kohë dhe hapësirë në zhvillimin e ideve të mrekullueshme të tyre, dhe nuk e shohin si një hapësirë për konkurrencë. Më pëlqen që ne shohim se si mund të punojmë së bashku dhe sinqerisht shpresoj se nga e gjithë përvoja, përveç miqësive të sinqerta, do të ketë biznese të përbashkëta sociale që do të nxisin ndryshime pozitive dhe do të frymëzojnë gjithnjë e më shumë njerëz të bashkohen me kauzën pozitive. ” Marija Arsoska nga Shkupi, Zero Waste.
“Projekti RISE fillimisht më befasoi duke qenë i hapur për konkurentë deri në moshën 35 vjeç, sepse thirrje të ngjashme zakonisht përfshijnë vetëm pjesëmarrës të rinj. Unë gjithmonë kam dashur të filloj një biznes të qëndrueshëm timin, por përpjekjet e mëparshme kanë qenë të pasuksesshme, duke mos pasur njohuri dhe mbështetje të mjaftueshme. Kjo është pikërisht ajo që unë shpresoj dhe ndiej që do të marr nga mentorimi i ARNO-s në zhvillimin e idesë të biznesit, sepse unë e di punën dhe suksesin e ARNO-s në fillimin e shumë bizneseve të bukura që nga hapat e para e deri në e shëndrimin e tyre në një njësi të shëndetshme lëvizëse. Tashmë gjatë trajnimit të parë kam fituar njohuri të reja në lidhje me konceptet e të menduarit në planifikimin dhe ekzekutimin e proceseve për biznesin tonë. Ne jemi përgatitur me informacionin e nevojshëm për fazën e parë të planifikimit dhe unë jam duke pritur me padurim për takimet individuale të mentorimit me ekipin ARNO-s për një shqyrtim dhe drejtim më të detajuar të idesë sonë “ Biljana nga Law of Love.
“Fillim i shkëlqyeshëm, bravo ARNO! Falënderime të mëdha për iniciativën për të mbledhur sipërmarrës të rinj potencial me ide të ndryshme. Unë pres që në këtë udhëtim, së bashku me ndihmën e ARNO-s dhe mentorëve, të jemi në gjendje të gjejmë ide së bashku dhe të zbatojmë idenë tonë në shoqëri. Me këtë, le të përpiqemi të gjithë së bashku të kontribuojmë në zgjidhjen e një problemi të përbashkët me të cilin përballemi në vendin tonë dhe në vendet fqinje në Ballkan. “ Bobby nga Law of Love
Ngjarjet janë pjesë e projektit RISE (Inkubatori Rajonal për Sipërmarrjen Sociale), i cili do të lejojë 200 të rinj nga Ballkani Perëndimor të zhvillojnë ide të ndërmarrjes sociale dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të komunitetit lokal. Sipërmarrësit e rinj do të kenë mundësinë të mësojnë, rriten dhe zhvillojnë idetë e tyre të biznesit përmes punëtorive, programeve të lëvizjes dhe mbështetjes financiare, ndërsa ndihmojnë komunitetet lokale të zgjidhin problemet.
Ju mund të mësoni më shumë rreth RISE Udhëtimit në këtë link, dhe mos harroni të na ndiqni në rrjetet tona sociale.
Deri herës tjetër, ku do kemi lajme të tjera të mira (ARNO lajme)!