
STARTUP-I I GJELBËR NGA RMV, SHPËRBLEHET NË KONKURSIN RAJONAL PËR IDE TË GJELBRA
Më 28 tetor, në Beograd, u mbajt ceremonia për shpalljen e fituesve të edicionit të 10-të jubilar të Konkursit rajonal të Biznesit të Gjelbër “ Ide të Gjelbërta Ballkanike”. Në këtë ceremoni u ndanë gjithsej 5 çmime nga juria ndërkombëtare. Në kategorinë e ideve embrionale, më mirë u radhit ideja e ekipit të ri nga vendi ynë , “O-Krug” (prodhimi i aromatizuesve dhe vajrave esenciale nga lëvozhga e portokallit), ndërsa dy çmimet e tjera u ndanë për “NewPen” nga Serbia (prodhimi i lapsave grafite dhe lapustilëve nga gazetat e përdorura dhe letra e ricikluar) dhe “Thesaret e shijshme nga Permeti ” nga Shqipëria (dyqan për produkte tradicionale, të shijshme, të shëndetshme dhe organike për banorët e Përmetit). Në kategorinë e bizneseve të gjelbra, çmime u ndanë për “Paleovraha” nga Greqia (praktikat inovative të bujqësisë së qëndrueshme “Nga fusha në tryezë” – prodhimi i ushqimit me vlera të larta ushqyese) dhe “Projekti Botanik” nga Kosova (prodhimi i produkteve organike vendore ). Fituesit e kategorisë së parë fituan 5,000 dollarë, ndërsa bizneset e gjelbërta morën nga 10,000 dollarë secili, mjete këto që do t’i ndihmojnë ata të zbatojnë idetë e gjelbra.
“ Fitorja në këtë garë rajonale për ide të gjelbërta, për ne do të thotë se arritëm të sigurojmë pajsjet e nevojshme për fillimin e prodhimit. Hapat e radhës së “O-Krug”, do të fokusohen në krijimin e partneriteteve me njerëz dhe biznese, promivimin e ndërmarrësisë së gjelbërt sociale dhe sigurimin e vendeve të punës për të rinjtë e kategorive të margjinalizuara. Shpresojmë se aroma e portokajve tanë, shumë shpejt do të zëvëndësojë të gjithë aromatizuesit nëpër shtëpi, zyra, hotele , makina..”, deklaron Marija Burgieva, fituesja nga Maqedonia e Veriut.
Vendi ynë garoi edhe me idenë për prodhimin e rrobave e aksesorëv të modës për kafshët shtëpiake nga mbetjet e tekstilit (“Mini Irina Tosheva”), si dhe me idenë për hapjen e bilbiotekës së parë të lojrave ( Gorjana Bonevska- ,,Xhagor,,), të cilat ishin fituese të konkursit kombëtar që organizohet tradicionalisht nga Shoqata për inovacione sociale ,, ARNO”. Ku konkurs u mbajt në dy ditë e në të konkuruan 21 ide inovative nga 6 vendet e Ballkanit Perendimor dhe Greqia. Për shkak të pandemisë, konkursi i sivjetëm u organizua në formatin hibrid.
Tashmë për një dekadë, konkursi „Balkan Green Ideas“, mbështet krijimin dhe zhvillimin e ideve të suksessshme të gjelbërta në rajonin e Ballkanit Perendimor dhe Greqisë. Gjatë dekadës së kaluar, në mënyrë të vazhdueshme është hulumtuar roli i filantropisë në përfshirjen e komuniteteve lokale në gjenerimin e ideve të biznesit të gjelbër që përdor resurse lokale dhe që rivitalizojnë zinxhirët tradicionalë të prodhimit dhe shitjes, të krijuara në këto bashkësi. Ky konkurs është një histori suksesi dhe shembull në rajonin e Ballkanit Perendimor dhe Greqisë, për inkurajimin e komuniteteve lokale që të punojnë bashkarisht.
Si organizator nacional i këtij konkursi që nga viti 2015, “ARNO” është krenar me suksesin e ideve nga RMV dhe mbështetja e fituar në nivel rajonal, gjë që tregon se idetë maqedonase pothuajse çdo vit ktheheh në shtëpi me çmime të fituara dhe se vendi ynë ka potencial të lartë për zhvillimin e ekonomisë së gjelbërt e sociale.