Shkëmbimi i të rinjve: Sport për shëndet më të mirë mendor
Në kuadër të projektit “For Unlimited Energy Levels – Empowerment through Sport (FUEL)“ në periudhën 11-18 korrik në Bukuresht, Rumani, 8 pjesëmarrës (Simona Stançeva, Dona Stançeva, Mila Khurchinska, Uran Ramadani, Egzon Durmishi, Medina Babaçiq, Simona Petkoska, Blagica Smilkova) të nominuar nga ARNO morën pjesë në një shkëmbim rinor.Gjithsej 37 pjesëmarrës nga 5 vende patën mundësinë të përjetojnë sesi sportet mund të ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor. Morën pjesë njerëz që merren me sport aktiv dhe njerëz që nuk janë sportistë dhe e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në internet. Në këtë shkëmbim, përveç të gjitha sfidave fizike, pjesëmarrësit vendosën edhe qëllimet e tyre, folën për idhujt e tyre, debatuan tema të rëndësishme në sport dhe krijuan video kreative që sfiduan njerëzit që nuk merren me sport të fillojnë të udhëheqin një jetë sportive.
Të rinjtë që morën pjesë në këtë shkëmbim kanë mundësinë që përmes argëtimit, sportit, shoqërimit me kultura të ndryshme të kuptojnë se sa është sporti argëtues dhe i mirë dhe sa shumë i ndihmon ato sidomos për një shëndet më të mirë mendor.Përmes një programi interesant të krijuar nga partnerët, pjesëmarrësit u argëtuan, përvetësuan teknika bazë për vetëmbrojtje, demonstruan aftësitë e tyre fizike. Pjesëmarrësve iu dha mundësia të drejtonin vetë një pjesë të aktiviteteve, kështu që disa prej tyre zhvilluan ngrohjet para stërvitjes së tyre, trajnime, zumba, mini lojëra të ndryshme etj.
“Ishte kënaqësi e madhe të isha pjesë e këtij shkëmbimi ku secili pjesëmarrës dhe drejtues solli motivim dhe frymëzim shtesë për çdo aktivitet. Tek secili prej pjesëmarrësve ndihej shpirti konkurrues, por edhe dëshira për t’u shoqëruar dhe krijuar kujtime dhe momente që mbeten përgjithmonë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillojnë anën e tyre krijuese përmes disa prej aktiviteteve në program. Një aktivitet i tillë ishte detyra “Shpike lojën tënde” (invent your game). Të përzier në skuadra nga vende të ndryshme, të rinjtë kishin për detyrë të krijonin një lojë që do ta luanin të gjithë së bashku në fund. Secilit ekip iu caktua një e ashtuquajtur “kuti misterioze” (mystery box) me 3 artikuj në të që do të përdoreshin në krijimin e një loje të re. – tha Simona, liderja e grupit të ekipit të Maqedonisë.
For Unlimited Energy Levels – Empowerment through Sport (FUEL) е проект кофинансиран од програмата Еразмус + на Европската Унија и организиран од Kyodai Sports Club Association (Rumani) заедно со партнерите: АРНО (Maqedonia e Veriut), Neomenioi (Greqi), Comune di Prato (Itali) и KEY – Innovation in Culture Education and Youth (Qipro).