„Rojtarët e urtësisë”: Irina Janevska për rolin e sektorit të tretë
Shkup, 11 qershor 2024, – Mbi 200 të rinj morën pjesë në konferencën e dytë “Rojtarët e urtësisë”, të organizuar nga Halkbank AD Skopje. Ngjarja ishte një mundësi unike për të shkëmbyer njohuri dhe përvoja midis profesionistëve me përvojë dhe studentëve e sipërmarrësve të rinj.
Në këtë konferencë, përvojat e tyre i ndanë 14 folës nga fusha të ndryshme, mes të cilëve emra të shquar si sipërmarrësja Nina Angelovska, profesori Radmill Polenakoviq, drejtori i përgjithshëm i “Alkaloid” Zhivko Mukaetov, Petar Ninovski nga “Brainster”, Iskra Geshoska dhe Jasmina Popovska, profesori Mishko Ralev, arkitekti Pako Radovanoviq, akademiku Vllado Kambovski , profesori i Fakultetit Juridik Boban Misoski, si dhe psikoterapistët Sllavica Gajdazis Knezheviq dhe Katerina Dimova.
Vëmendje të veçantë mori paneli i katërt me titull “Sektori civil i guximshëm për ndryshime cilësore sociale”. Neda Maleska Saçmaroska nga QMN dhe Irina Janevska nga ARNO theksuan sfidat dhe sukseset e sektorit të shoqërisë civile përmes shembujve frymëzues dhe këshillave praktike. Ata theksuan se roli i sektorit civil është vendimtar për ndryshimet sociale dhe se ai duhet të afrohet me të rinjtë dhe komunitetin.
Irina u tregoi të rinjve shembujt e saj të preferuar, si vija e verdhë në banka, ndërmarrja sociale “Dialogu në errësirë” në Vjenë dhe “Komshilook” – festivali i organizuar nga një grup joformal të rinjsh në Zhelezarë. Ajo theksoi se sektori i tretë, edhe pse shpesh i etiketuar, ka suksese dhe merita të rëndësishme dhe se është mjaft legjitime dhe e dëshirueshme që një i ri të jetë profesionist me karrierë në sektorin e tretë.
„Evetni ishte shumë i bukur dhe isuksesshëm! Unë e vlerësoj suksesin sipas asaj se sa njerëz do të më afrohen pas asaj që tregova. Sot pata një duzinë bisedash për atë që po bëjmë. Një fqinj i ri nga Krom-i më rrëfeu se për herë të parë po mendonte për aktivizmin dhe se si fabrikat e vjetra mund të bëhen oaza kulturore dhe të gjelbra dhe se unë e frymëzova atë pikërisht sot – sa e mrekullueshme. Aktiviteti kishte një format të këndshëm, nuk kishte panele të mërzitshme me fjalime përmbyllëse. Jam i nderuar që kam folur me Nedën, një veterane e vërtetë në sektorin tim dhe një frymëzim për të vazhduar punën. Kemi shumë për të ndryshuar dhe përmirësuar në vendin tonë”, tha Irina Janevska nga ARNO.
Qëllimi i konferencës “Rojtarët e urtësisë”, është të lidhë studentët dhe sipërmarrësit e rinj me mentorët dhe profesionistët më të mirë nga fusha të ndryshme. Kjo platformë u mundëson atyre të dëgjojnë drejtpërdrejt histori suksesi dhe të marrin mësime të rëndësishme nga përvojat e njerëzve të cilët, me punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur, kanë kapërcyer të gjitha pengesat dhe kanë arritje të mëdha në karrierën e tyre.