RISE Çmime për sipërmarrësit e rinj socialë
Më 20 shkurt, ARNO prezantoi çmimet për sipërmarrësit e rinj socialë nga projekti RISE. Komisioni përzgjedhës shpalli fitues Biohide – një ekip që do të merret me prodhimin e lëkurës bio nga çaji kombuça dhe Celilishus – një ekip që do të prodhojë produkte mielli pa gluten dhe do të ndihmojë njerëzit me sëmundjen celiac. Përmes programit RISE, ekipet shpërblehen me një shumë monetare prej 3000 euro dhe edukim të mëtejshëm informal, mentorim dhe rrjetëzim rajonal. Në kuadër të këtij edicioni, një çmim special iu nda edhe ekipit të tretë – Combo (eko-kolektiv artistik) për mobilitet rajonal, me vlerë 500 euro. Ngjarja u mbajt në Fondin e Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik, me pjesëmarrje të publikut dhe prezantime publike.
“Ne në ARNO jemi të kënaqur që RISE ka vazhdimet e tij dhe njihet si një program për sipërmarrësit e rinj, jo thjesht një projekt. Të rinjtë kanë nevojë për mbështetje, ndaj ARNO nuk është vetëm në rolin e një inkubatori, por edhe një mbështetës dhe lidhës i të gjithë atyre që besojnë në sipërmarrjen sociale. Shumë mentorë cilësorë, trajnerë, donatorë, media që besojnë te të rinjtë janë pjesë e kësaj enigmë. Vërtet kemi nevojë për të gjithë që këto ide të kenë sukses dhe të rinjtë së paku të mundohen të qëndrojnë në këtë vend dhe të realizohen përmes ndërmarrjeve sociale” – tha Marjan Icoski, menaxher programi në ARNO.
Në eventin përmbyllës, folën edhe donatorët dhe mbështetësit e projektit. Irene Ketoff, nga Ambasada Franceze në Shkup, uroi të rinjtë dhe të gjithë ekipet, duke theksuar rëndësinë e ndërmarrësisë sociale. Festim Halili, drejtor i FIZHT-it, i cili ishte nikoqir i aktivitetit, shprehu mbështetjen dhe mirëseardhjen për të gjithë sipërmarrësit e ardhshëm socialë dhe në kuadër të programeve të tyre. Në emër të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), urimet për të gjitha ekipet, fituesit dhe përkrahësit i dërgoi Vladimir Gjorgjevski, drejtor i zyrës lokale.
Vendimi për fituesit u mor nga juria e pavarur e ekspertëve, e përbërë nga Dobrinka Stefanova – ProCredit Bank, Igor Madzov – president i Startup Macedonia dhe drejtor i investimeve në Nest Group, Vladimir Gjorgjevski – drejtor i zyrës lokale të RYCO, Fisnik Jusufi – FITR , Aleksandra Loparska Iloska – Asociacioni Pablik. Mbështetja e mentorëve për gjeneratën e katërt RISE të sipërmarrësve të rinj socialë, u ofrua nga: Katerina Zlatanovska Popovska, Jasmina Glavinçe, Natali Ristovska, Katerina Ilijovska, Svetllana Gjorgon Bocevska, Dimitar Jovevski, Simona Vasileva dhe Jana Klopçev.
Në edicionin e sivjetmë morën pjesë 8 ekipe me 24 anëtarë nga Shkupi, Ohri, Manastiri dhe Koçani, nga të cilat 7 ekipe u prezantuan para jurisë (BioHide, Celilicious, Creative Mind, TravelTales, Combo, TarshPinger, Vision for a better future).
Projekti RISE udhëhiqet nga një konsorcium i përbërë nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), SOS Pulse GROUP dhe Zyra Rinore Franko-Gjermane (OFAY), dhe zbatohet nga gjashtë inkubatorë lokalë – ARNO, Balkan Green Foundation, Nesto vise, Smart Kolektiv, IEC Technopolis dhe Yunus Social Business. Projekti RISE është bashkëfinancuar nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe programi Erasmus Plus. ARNO është krenare që është zgjedhur si një inkubator lokal dhe një strukturë kombëtare që zbaton projektin 6-vjeçar së bashku me partnerë nga rajoni. Është një vazhdimësi e një projekti që ka nisur në vitin 2019 dhe do të zbatohet deri në vitin 2025 në gjashtë vendet që përbëjnë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Më shumë informacion rreth projektit mund të gjeni në www.risewb.org si dhe në profilet e Facebook, Instagram dhe Linkedin.