Parkuret për të ardhmen: Testim i metodologjisë inovative image

Parkuret për të ardhmen: Testim i metodologjisë inovative

Më 7 prill 2025, në SHMQSh “Rade Jovçevski – Korçagin” në Shkup, ARNO realizoi testimin e parë pilot të metodologjisë inovative të zhvilluar në kuadër të projektit “Parkuret për të ardhmen” (PAFF). Më shumë se 40 nxënës morën pjesë në “stacionet” digjitale dhe fizike me qëllim rritjen e vetëdijes për profesionet e gjelbra dhe digjitale, qëndrueshmërinë dhe barazinë gjinore.

Nxënësit krijuan hamburgerë me ndikim sa më të vogël ekologjik, hartuan strategji se si të bindin menaxhmentin e lartë që të marrin vendime të gjelbra, zbuluan anën e errët të telefonave të mençur, u njohën me arritjet e Frida Kahlo-s, Malala Yousafzai-t dhe shumë të tjerëve.

Metodologjia “Parkuret për të ardhmen” përfshin “stacione” tematike që i nxisin të rinjtë të mendojnë në mënyrë kritike dhe krijuese për sfidat e së ardhmes. Nëpërmjet lojëzimit (gamification), nxënësit u njohën me koncepte si:

  • tranzicioni i gjelbër dhe zhvillimi i qëndrueshëm
  • profesionet digjitale dhe
  • aftësitë dhe barazia gjinore në zgjedhjen e karrierës

Metodologjia është frymëzuar nga lëvizja urbane “parkour” dhe synon të përfshijë të rinjtë në mësim interaktiv, duke nxitur vetëdijen dhe rolin aktiv në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Ngjarja përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin e projektit, i cili do të vazhdojë më tej me testime të reja dhe burime për mësimdhënësit.

Projekti “Parkuret për të ardhmen” financohet nga Erasmus+ dhe udhëhiqet nga Life e.V. (Gjermani), në partneritet me Agenzia Regionale per il Lavoro, la Formazione e l’Accreditamento (Itali), ARNO (Maqedonia e Veriut), GINNlab Goethe-Institut Innovation Lab (Itali), Goethe-Institut (Gjermani) dhe Scoala de Valori (Rumani).

Social share