Ngjarje online për edukatorë dhe mësues – “Parkuret për të Ardhmen”
A mund të jetë mësimdhënia interaktive, argëtuese, e lojëzuar dhe njëkohësisht e fokusuar në sfidat globale si ndryshimet klimatike, transformimi digjital dhe pabarazia sociale dhe gjinore? A mund ta kapërcejmë hendekun midis praktikave aktuale arsimore dhe kërkesave të tregut të punës?
Ne besojmë se po – përmes metodologjisë sonë inovative “Parkuret për të Ardhmen.”
👉 Çfarë janë “Parkuret”?
Parkuret janë një mënyrë interaktive dhe e lojëzuar e të nxënit. Quhen “parkure” sepse nxënësit kërcëjnë në mënyrë figurative nga një stacion në tjetrin, duke punuar me skenarë realë në formën e lojërave që lidhen me sfidat globale si:
🌍 ndryshimet klimatike,
💻 transformimi digjital dhe
⚖️ barazia sociale dhe gjinore.
Nëpërmjet parkureve tona, nxënësit krijojnë burgerë me gjurmë më të vogël ekologjike, zhvillojnë strategji për të bindur menaxhmentin e lartë të marrë vendime të gjelbra, zbulojnë anën e errët të telefonave inteligjentë dhe njihen me figura frymëzuese si Frida Kahlo, Malala Yousafzai dhe shumë të tjera.
Prandaj, mësues dhe edukatorë, ju ftojmë të bashkoheni në ngjarjen tonë online:
“Parkuret për të Ardhmen: Një kërcim drejt metodave të reja për edukatorët modernë”
📅 25 nëntor 2025 | ⏰ 11:00–13:00 | 💻 Online
Ngjarja do t’ju udhëheqë përmes metodologjisë sonë me prezantime interaktive dhe demonstrime të stacioneve fizike dhe digjitale të parkureve, dhe sigurisht do të prezantojmë materialet falas që do të jenë busulla juaj për zbatimin e metodologjisë:
-
Manuali i Zbatimit dhe Edukimit
-
Manuali i Rindërtimit (Rebuild Manual)
-
Udhëzuesi për Përdorimin më të Mirë të “Parkureve për të Ardhmen”
AGJENDA:
11:00 – 11:10 | Mirëseardhje
11:10 – 11:40 | Kërcim drejt Parkureve – Hyrje në projekt dhe metodologji
11:40 – 12:30 | Stacionet Fizike dhe Digjitale të Parkureve – Prezantim dhe aplikim
12:30 – 13:00 | Busulla e Zbatimit – Manualet si udhërrëfyes
Mos e humbni këtë kërcim drejt së ardhmes së arsimit dhe regjistrohuni këtu:
🔗 Formulari i Regjistrimit
Bashkohuni me ne për të zbuluar se si metodat moderne dhe stacionet interaktive të parkureve mund të transformojnë praktikën tuaj mësimore dhe të frymëzojnë çdo nxënës!
Nëse jeni vërtet të interesuar për metodologjinë, mund të bashkoheni edhe me ekipin e edukatorëve që ARNO planifikon ta angazhojë në të ardhmen (dhe jo vetëm në mësimdhënie).
Projekti “Parkuret për të Ardhmen” udhëhiqet nga Life e.V. (Gjermani) në partneritet me ARNO (Maqedonia e Veriut), Agenzia Regionale per il Lavoro (Itali), Scoala de Valori (Rumani), Goethe-Institut dhe GINNlab (Gjermani & Itali).
Qëllimi është të nxisen rrugë të reja profesionale për të rinjtë përmes bashkë-dizajnit, riparimit dhe metodologjive kreative të edukimit.







