
Nga Shkupi në Singapor – sipërmarrja sociale, vullnetarizmi dhe pse të rinjtë kanë nevojë për ne
Më 7 shtator, ekipi i ARNO-s ishte pjesë e aktivitetit final të projektit “Iniciativa për Mbështetjen e Zhvillimit të Programeve Vullnetare për ShMF” të Peace Corps. Qëllimi i këtij projekti ishte të punohej me organizata të cilat, përmes trajnimeve dhe mentorimit të ofruar, duhet të krijojnë ose forcojnë programet e tyre ekzistuese vullnetare. Simona Slavkova mori pjesë në trajnime në emër të ARNO-s. Në eventin final që u mbajt më 07.09 në Public Room – Shkup, Simona prezantoi një pjesë të aktiviteteve tona lidhur me vullnetarizmin dhe sukseset e vullnetarëve tanë.
Vullnetarizmi vërtet mund të bëjë ndryshime pozitive në jetën e dikujt dhe historia e vullnetares sonë Milijana është një konfirmim i kësaj. Pasi fillova të punoj në ARNO, pata rastin të takoj Milijana, nxënëse në SHMQSH Rade Jovçevski Korçagin, e cila ishte vullnetare në projektin SEED. Si pjesë e vullnetarizmit të saj, ajo menaxhoi web faqen të projektit, mori pjesë në të gjitha trajnimet dhe kishte detyra shtesë nga ekipi ynë. Miliana përktheu të gjitha përvojat e saj të sipërmarrjes sociale në esenë me të cilën aplikoi për një bursë shkëmbimi dyvjeçare në Universitetet e Bashkuara të Botës në Azinë Jugperëndimore (Singapore). Vetë ajo na tha se ishte projekti dhe vullnetarizmi që e frymëzoi për të hedhur këtë hap. Na befasoi këndshëm. Kështu vullnetarizmi mund ta çojë dikë nga Shkupi në Singapor dhe ta bëjë dikë të lumtur dhe ta motivojë edhe më shumë të punojë me vullnetarë”. – tha Simona Slavkova, asistente e projektit në ARNO.
ARNO falënderon organizatorët dhe beson se trajnime të tilla mundësojnë ngritjen e programeve më të mira vullnetare përmes të cilave organizatat do t’u ofrojnë të rinjve mundësi për t’u angazhuar në punë vullnetare.