
Krijimi i vendeve të punës për shekullin e 21-të: Hulumtimi mbi demokracinë e punëtorëve dhe pronësinë e punonjësve
ARNO, së bashku me Institutin për Demokraci Ekonomike nga Sllovenia, hartuan studimin “Krijimi i vendeve të punës për shekullin 21: Demokracia e punëtorëve dhe pronësia për produktivitetin dhe mbajtjen e të rinjve” i cili ofron informacion të dobishëm dhe praktika të mira mbi modelin e pronësisë së punonjësve (ESOP).
Ne kemi përgatitur një analizë të detajuar se si demokracia ekonomike mund të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës të qëndrueshme dhe të drejta, me fokus të veçantë në përvojat e Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut. Hulumtimi ofron njohuri rreth çështjeve të mëposhtme:
- Si modeli i pronësisë së punonjësve rrit produktivitetin dhe mbështet mbajtjen afatgjatë të talentëve të rinj;
- Shembuj të suksesshëm nga Sllovenia që mund të shërbejnë si frymëzim për ekonominë tone; dhe
- Sfidat dhe mundësitë për zbatimin e modelit ESOP në Maqedoninë e Veriut.
Ju rekomandojmë të lexoni hulumtimin dhe të njiheni me perspektivat për zhvillimin e ardhshëm të këtij modeli në vendin tonë.
🔗 Lexoni studimin këtu: https://drive.google.com/file/d/1bnFDy_xc24E3B9ots6nKYuyFLjKmqbhx/view?usp=sharing
Së shpejti do të shpallim thirrjen për trajnime online, ku të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth kësaj teme. Na ndiqni për më shumë informacion!
Së bashku po shkojmë drejt një ekonomie më të drejtë dhe më të qëndrueshme!
Projekti “Formimi i së ardhmes së punës: Mjedisi i Punës Demokratike të të Rinjve për Ndryshime Sociale” zbatohet nga Instituti për Demokraci Ekonomike – Slloveni (koordinator) dhe Shoqata për Inovacion Social “ARNO” – Maqedonia e Veriut. Projekti financohet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Europian. Nëpërmjet këtij projekti, zhvillohen aktivitete dhe burime të ndryshme për të promovuar modele të pronësisë së punonjësve, qeverisjes demokratike dhe inovacionit social, duke u mundësuar të rinjve të marrin pjesë aktive në formësimin e së ardhmes.