Janë prezantuar rezultatet e projektit “Parcours për të Ardhmen” image

Janë prezantuar rezultatet e projektit “Parcours për të Ardhmen”

ARNO organizoi me sukses ngjarjen digjitale të shumfishimit (multiplier event), ku më shumë se 70 mësues, edukatorë dhe profesorë patën mundësinë të njihen me rezultatet finale të programit Parcours për të Ardhmen. Ngjarja u zhvillua online dhe pjesëmarrësit morën materiale dhe mjete për përdorimin e plotë të kësaj metodologjie inovative arsimore.

Gjatë ngjarjes u prezantuan rezultatet e fazes së parë të projektit:

U prezantua gjithashtu metodologjia inovative “Parcours për të Ardhmen”, së bashku me rezultatet kryesore të fazës së dytë të projektit:

📌 Udhëzuesi për Përdorimin më të Mirë të “Parcours për të Ardhmen”
Ofron një pasqyrë se si Parcours lidh mësimin në klasë me sfidat reale të tregut të punës, duke trajtuar tema si: qëndrueshmëria, digjitalizimi, barazia sociale dhe gjinore.

🔧 Manuali për Riprodhim (Rebuild Manual)
Një manual teknik i detajuar për rikrijimin e stacioneve fizike të Parcours, me udhëzime të qarta, materiale dhe hapa të nevojshëm.

📖 Manuali për Zbatim dhe Edukim
Një udhëzues praktik dhe konceptual për mësuesit, trajnerët dhe punonjësit e rinisë, që bashkon teorinë, metodologjinë dhe aktivitetet për një mësim bashkëkohor – me Parcours fizik dhe digjital.

🏃‍♂️ Materialet e Parcours (stacione fizike)
Një set materialesh që u mundëson shkollave të ndërtojnë stacionet e tyre Parcours dhe të angazhojnë nxënësit të “hidhen” drejt të ardhmes së tyre.

Të gjitha rezultatet janë të disponueshme në gjuhën maqedonase dhe angleze, dhe mund të shkarkohen nga faqja zyrtare e ARNO-s dhe faqja e projektit.

Edhe pse projekti po përfundon, Parcours-i ynë nuk ndalet. Me energji dhe mjete të reja, ai vazhdon të “hidhet” nga një shkollë në tjetrën, nga një klasë në tjetrën, duke frymëzuar nxënësit të zbulojnë botën e Parcours – përmes mësimit që lëviz, pyet, eksploron dhe krijon. 👟


Projekti “Parcours për të Ardhmen” udhëhiqet nga Life e.V. (Gjermani), në partneritet me ARNO (Maqedonia e Veriut), Agenzia Regionale per il Lavoro (Itali), Scoala de Valori (Rumani), Goethe-Institut dhe GINNlab (Gjermani & Itali). Qëllimi është të frymëzojë rrugë të reja profesionale për të rinjtë përmes bashkë-dizajnimit, praktikave të riparimit dhe edukimit kreativ.

Social share