Irina u kthye nga Stokholmi me njohuri dhe partneritete të reja nga SI Leader Lab 2025
Irina Janevska, themeluese dhe motori krijues i ARNO-s, përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në SI Leader Lab 2025 – një nga programet më të njohura të lidershipit për profesionistët e shoqërisë civile, që zhvillohen nën patronazhin e Institutit Suedez.
Këtë vit, programi bashkoi mbi 100 aktivistë nga 13 vende të Evropës Lindore, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Me fokus të fortë në temat “Lidership për bashkëpunim (Lead Collaboration)” dhe “Udhëheqje për ndryshim (Lead Change)”, SI Leader Lab i pajisi pjesëmarrësit me mjete për krijimin e fushatave efektive për avokim, ridizajnimin e konceptit të lidershipit dhe zhvillimin e zgjidhjeve inovative për problemet më urgjente shoqërore të ditëve të sotme.
Në fillim të majit, pjesëmarrësit u mblodhën në Stokholm për një program njëjavor të mbushur me punëtori intensive, mentorim dhe shkëmbim përvojash. Programi kombinonte sesione për mendim strategjik, punëtori të tëra ditore, diskutime gjatë pauzave (fika), duke krijuar një atmosferë dinamike dhe punuese. Pjesëmarrësit eksploronin modele për dhënie informatash kthyese, përfshirë modele neuro-shkencore, dhe dizajnonin fushata për sfida reale globale, duke formuar partneritete ndërkombëtare afatgjata.
Irina Janevska, e njohur për ndërhyrjet e saj në ekonominë e gjelbër, sipërmarrjen sociale dhe inovacionet qytetare, ishte një ndër pjesëmarrëset e përzgjedhura nga Maqedonia e Veriut.
“Jam vërtet mirënjohëse që jam pjesë e këtij programi shumëmujor- i cili, nuk ka përfunduar ende!” thotë Irina. “Që nga faza online, modeli SCARF ka zënë vend brenda meje – sepse më ndihmoi të reflektoj mbi dinamikën e ekipit dhe stilin e lidershipit. SCARF është një model neurologjik që na ndihmon të bashkëpunojmë në mënyrë më produktive, të kuptojmë se si njerëzit reagojnë ndaj kërcënimeve dhe shpërblimeve. I gjithë programi ishte një përvojë dhe mësim i jashtëzakonshëm që mbështeti zhvillimin tim personal, por edhe planifikimin strategjik për Qendrën tonë të riparimeve “Asgjë e Re”. Dhe po – Stokholmi ishte WOW! Takimi me kolegët, fizikisht, në një vend dhe hapësirë të përbashkët, ishte vërtet frymëzues. Isha e rrethuar nga shumë aktivistë të zgjuar dhe të përkushtuar. Morëm pjesë në ushtrime për të mbajtur qëndrim, sesione për gjenerim idesh, modele ajsbergu, hartuam fushata, folëm për lloje të ndryshme lidershipi dhe kishte edhe diskutime të thelluara. Më pëlqeu shumë edhe vizita në Muzeun e Teknologjisë – hasa shumë ide të gjelbra që mezi pres t’i ndaj në kuadër të programeve të ARNO- një dërrasë bore e bërë nga letra, taka këpucësh prej gome pylli – kaq shumë inovacione frymëzuese që përputhen me misionin tonë. Përveç njohurive dhe mjeteve, ky program na bëri të ndiheshim të vërejtur dhe të vlerësuar për punën që bëjmë në sektorin e tretë.”
SI Leader Lab vazhdon me sesione online dhe do të kulmojë me Impact Lab në vjeshtë, ku pjesëmarrësit do të zbatojnë aftësitë e tyre përmes sfidave praktike të lidershipit në botën reale.
ARNO i gëzohet mundësisë që të jetë pjesë e këtij hapësire qytetare dhe i inkurajon të gjithë ata që punojnë në shoqërinë civile të eksplorojnë mundësi të ngjashme që promovojnë përfshirjen qytetare, nxisin rrjete globale dhe mbështesin lidershipin inovativ.

