Intervistë me Marija Burgievan, bashkëthemeluese e „O-Krug“ dhe ylli ynë RISE (and shine)
Të rinj e të guximshëm – ARNO rregullisht është në kërkim dhe targeton pikërisht këta pjesmarrës nëpërmjet programeve të veta. Në vendin ku njerëzit kanë një mënyrë dominuese të mendimit se “ kjo nuk mund të bëhet ( nuk ka shanca) të arrihet sukses këtu”, suprizat kanë vlerë dyfish më të madhe e shërbejnë për të inkurajuar të gjithë të tjerët – veçanërisht të rinjtë të cilët kanë nevojë për motivim, mbështetje dhe të besojnë të idetë e tyre. ARNO është një inkubator lokal, i cili tashmë për të dytin vit radhazi ( që nga viti 2019), implementon projektin RISE ( Inkubatori Rajonal për Ndërmarrësi Sociale). Projekti RISE shërben si hapësirë dhe platformë që ofron shumë dituri dhe i bën bashkë të rinjtë, partnerët…. Njeriu nuk mund të mos mahnitet nga RISE-rët që zhvillojnë idetë e tyre në kuadër të programit për ideim dhe inkubim, e nuk mund të mos impresionohesh nga ambicja dhe qëndrimi “ nuk heqim dorë” që kanë këta të rinj. Ky është edhe rasti i Marijas dhe ekipit të saj. Ekipi i ARNO-s, ishte dëshmitar i rritjes së tyre dhe i procesit përmes të cilit ata absorbuan njohuritë e reja. Ky ekip i njerëzve të rinj, arriti deri në konkursin rajonal “ Ide të gjelbërta ballkanike” dhe u kthye në shtëpi me shpërblim financiar. ARNO, 7 herë me radhë administron konkursin nacional dhe nuk mund ta fshehë ndjenjën e krenarisë. Në vazhdim , lexoni intervistën me Marija Burgievan. (Intervistën mund ta gjeni në gjuhën angleze këtu)