Ekonomi e Gjelbër Inovative – Event më 2 Prill image

Ekonomi e Gjelbër Inovative – Event më 2 Prill

Çfarë e lidh qumështin me dronët, makaronat me kërpudha dhe filamentin për printim 3D i bërë nga plastika e ricikluar? Në pamje të parë – asgjë. Por në realitet, ato janë emëruesi i përbashkët i një të ardhmeje të re, më të gjelbër për Maqedoninë. Këto janë produktet e përfituesve tanë të granteve në kuadër të projektit EICEE, duke dëshmuar se ekonomia e gjelbër nuk është vetëm një term apo trend i ri, por një realitet që po jetohet nga organizatat lokale.

Ju ftojmë në eventin përmbyllës të projektit, ku do të prezantojmë rezultatet dhe do t’ju njohim me njerëzit që qëndrojnë pas Ekovita-s, Javor Zrnovcit dhe INO TECH CLUB.

Pse është kjo e rëndësishme? Modeli aktual ekonomik në rajon është i paqëndrueshëm – ai shteron burimet dhe ndot mjedisin. Përmes projektit “EICEE – Ekosistemi i Eko-Inovacionit dhe Ekonomisë Qarkulluese në Ballkanin Perëndimor”, ne u fokusuam në kalimin drejt një modeli që promovon produkte të qëndrueshme dhe efikasitet. Ky event synon kryesisht të frymëzojë dhe inkurajojë, por gjithashtu të theksojë bashkëpunimin ndërmjet shoqërisë civile, ndërmarrjeve sociale dhe autoriteteve lokale në ndërtimin e një sistemi mbështetës për zhvillimin e gjelbër.

Bashkohuni me ne për të dëgjuar për sfidat, për të parë produktet dhe për të mbështetur njëri-tjetrin!

Regjistrohuni për pjesëmarrje deri më 31 mars në orën 13:00 (i pari që vjen, i pari shërbehet). Ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit.

Agjenda:

10:00 – 10:30 | Regjistrimi i pjesëmarrësve
10:30 – 10:50 | Mirëseardhje dhe hapje – Irina Janevska (ARNO)
10:50 – 11:10 | Bashkëpunim për një ekonomi të gjelbër të suksesshme dhe inovative – Komuna e Kisela Vodës
11:10 – 12:10 | Biseda nga afër: Ekovita, Javor Zrnovci, INO TECH CLUB
12:10 – 13:10 | Produktet e përfituesve të granteve, rrjetëzim dhe pije freskuese

Projekti “EICEE – Ekosistemi i Eko-Inovacionit dhe Ekonomisë Qarkulluese në Ballkanin Perëndimor” mbështetet nga Bashkimi Europian përmes Programit për Shoqërinë Civile dhe Median për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (IPA III). Projekti zbatohet nga ADP-Zid (Mali i Zi) në partneritet me CEDRA Split (Kroaci), Deli (Serbi), ARNO (Maqedonia e Veriut), Lens (Kosovë) dhe Këshilli për Ndërtim të Gjelbër (Bosnjë dhe Hercegovinë).

 

 

Social share