Design Thinking për zhvillimin e sipërmarrësisë sociale – disa përshtypje nga trajnimi image

Design Thinking për zhvillimin e sipërmarrësisë sociale – disa përshtypje nga trajnimi

Nënprojekti RISE ARNO,  po zbaton një trajnim online 3 ditor (23,24,25 gusht) për 2 grupe të rinjsh. Në ditën e parë, u bë  prezentimi i Sipërmarrësisë Sociale nga A në Zh, për të dhënë informacion mbi projektin RISE dhe Thirrjen e ardhshme. Në ditën e dytë,  patëm të ftuar një ekspert (Milan Stojanov, Drejtor Kreativ në Publicis) , i cili bëri një ekspoze  të mahnitshme të metodoligjisë, ndau shembuj të mrekullueshëm (nga prodhimi i biskotave për qen me fara lulesh brenda (paramendoni si rriten  lulet pas  shëtitjes të qenve 🙂 ) , deri te  pamje nga rruga me  dele për të tërhequr turistët dhe paketimi i lëngut të portokallit me orën e saktë të lëngut të shtrydhur të stampuar në etiketë. Pjesëmarrësit gjithashtu praktikuan metodën me 4 fjalë dhe 6 kapelet e të menduarit për zhvillimin e ideve të tyre. Dita e tretë është e përqendruar në Modelin e Biznesit Canvas,  me theks të veçantë në Hartën e Udhëtimit të përdoruesit dhe disa ushtrime praktike për punën në grup.

Më poshtë mund të shikoni galerinë tonë për  të parë se çfarë ka ndodhur e ndoshta edhe për  t’u frymëzuar  dhe bëhuni ndërkohë  gati për thirrjen e ardhshme për Udhëtimin RISE 2.

Projekti RISE,  është zhvilluar dhe monitoruar nga Konsorciumi i përbërë nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), SOS Pulse, Rrjeti Rinor i Europës Juglindore (SEEYN), Instituti Françis dhe Zyra Rinore Franko-Gjermane (OFAJ), ndërsa implementohet prej gjashtë inkubatorëve lokalë – ARNO, Balkan Green Foundation, Nesto vise, Smart Kolektiv, IEC Tehnopolis dhe Yunus Social Business. Projekti RISE bashkëfinancohet nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

 

 

Përkrahësit tanë
Rockefeller European commission UNFPA UNDP Social Impact Award Erasmus RYCO French Developement Agency Национална Агенција за образовни програми и мобилност МК