Degustimi ushqimit tradicional image

Degustimi ushqimit tradicional

Më 21.09.2019, në Dhomën Publike, Shkup, ARNO organizoi aktivitetin “Degustimi i ushqimit tradicional”. Ky aktivitet u organizua nga ARNO në bashkëpunim me Gjeneratorin nga Vranja, me qëllim të përgatitjes së një Libri për receta nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Në këtë aktivitet, kuzhinierët e rinj nga Coolinari (studentë të Shkollës së ShMQSh “Lazar Tanev”) përgatitën ushqime tradicionale nga rajoni i Ballkanit, të cilat më vonë u shërbyen në një aktivitet të hapur për publikun, ku të gjithë shijuan ushqimet e ndryshme.

Ishin të pranishëm rreth 60 pjesëmarrës dhe në menu përfshihej; “Ajvar”, “Mishi i fshatit”, “Menzë nga galiçnik”, “Tourlitava”, “Sallata Maqedonase” dhe pjata te tjera tradicionale.

Përveç prezantimit dhe degustimit të ushqimit tradicional, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë më shumë rreth qëllimeve të këtij projekti dhe të shoqërohen me mysafirët.

Social share