ARNO e shënon anëtarësimin në rrjetin RREUSE me një përkushtim të fuqishëm të përbashkët image

ARNO e shënon anëtarësimin në rrjetin RREUSE me një përkushtim të fuqishëm të përbashkët

Në prill 2025, ARNO me krenari u bë anëtare e  rrjetit RREUSE, duke iu bashkuar një komuniteti organizatash nga e gjithë Evropa që promovojnë ekonominë qarkore përmes ndërmarrjeve sociale. Edhe pse atëherë nuk patëm mundësi ta festojmë këtë hap, sot me kënaqësi ndajmë rezultatin e parë domethënës nga anëtarësimi ynë – dhe ai është vërtet i fuqishëm.

Përmes dokumentit të sapopublikuar të pozicionimit “Përmirësimi i menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve përmes Aktit për Ekonominë Qarkore”, ne e ngremë zërin së bashku me mijëra të tjerë. Ky dokument pasqyron në mënyrë të përkryer vlerat tona dhe tregon se çfarë ndikimi mund të kenë ndërmarrjet sociale në krijimin e një ekonomie të drejtë, qarkore dhe gjithëpërfshirëse.

Ndërmarrjet sociale luajnë një rol kyç në parandalimin e mbeturinave, mbledhjen, (përgatitjen për) ripërdorim dhe riciklim, ndërkohë që krijojnë përfitime të rëndësishme shoqërore dhe ekonomike.“

Çdo vit, anëtarët e RREUSE mbledhin mbi 1 milion ton artikuj
Gati 70% e tyre devijohen nga deponitë
Mesatarisht krijohen 70 vende pune për çdo 1.000 ton material të mbledhur për ripërdorim
Gjenerohet të ardhura vjetore mbi 1 miliard euro

Këto shifra nuk janë vetëm mbresëlënëse – ato  konfirmojnë fuqinë transformuese të ekonomisë qarkore të bazuar në solidaritet, drejtësi mjedisore dhe përfshirje.

Dokumenti i pozicionimit bën thirrje te vendimmarrësit e BE-së dhe ata kombëtarë që të:

Prioritizojnë nivelet më të larta të hierarkisë së mbeturinave
Respektojnë parimin “ndotësi paguan”
Mbrojnë dhe përforcojnë rolin e ndërmarrjeve sociale.

Lexoni të gjithë dokumentin këtu: https://lnkd.in/eRysGqQE

Akti i ardhshëm për Ekonominë Qarkore është një mundësi e rrallë për të krijuar një Evropë më të qëndrueshme – jo vetëm përmes menaxhimit më të mirë të mbeturinave, por edhe përmes parandalimit të krijimit të tyre. ARNO me krenari qëndron krah për krah me partnerët e saj nga RREUSE dhe kontribuon në këtë mision të përbashkët.

ARNO aktualisht po zbaton Akademinë për Ekonominë Qarkore , ku së shpejti pritet Dita e Demonstrimit, në të cilën 8 nga 12 organizata qytetare do të marrin nga 8.000 euro për zhvillimin e ideve të tyre të biznesit. Dhe sigurisht, jemi tërësisht të përkushtuar edhe në Qëndrën tonë të re të riparimeve “Asgjë e re”  e cila për një periudhë të shkurtër u vizitua nga mbi 100 qytetarë të ciolët u përfshinë në procesin e riparimeve.

Social share