ARNO drejtoj Konferencën Ndërmarrësi Sociale Pa Kufij: Mundësitë e Bashkëpunimit image

ARNO drejtoj Konferencën Ndërmarrësi Sociale Pa Kufij: Mundësitë e Bashkëpunimit

ARNO kishte rolin e mikpritësit së konferencës përfundimtare të projektit “Ekonomi Sociale pa kufij”, që u zhvillua në 08 Tetor 2019 në Shkup. Konferenca u hap nga Barbara Sadovska nga Fondacioni Barka nga Polonia (koordinatori i projektit) i cili prezantoi sistemin e sipërmarrjes sociale në Poloni, së bashku me mysafirët – përfaqësues nga Institucionet Polake. Objektivi i këtij sesioni ishte të sigurojë dukshmëri të rolit të komuniteteve lokale në forcimin e sipërmarrjes sociale / prokurimeve publike dhe të ndajë praktikat më të mira në kontekstin e dhënë.

Pjesa e dytë e konferencës konsistoi në prezantimin e ndërmarrjeve sociale nga Maqedonia e Veriut.

Sesioni i fundit ishte një panel diskutimi ku morën pjesë ekspertë të shquar: Sofija Spasovska (Ministria e punës dhe politikës sociale, Shkup), Mihail Listvon (Nënkryetari i Komunës së Krobia, Poloni), Gerard Miziajk (Drejtori i punëtorisë për personat me aftësi të kufizuara nga Pijaski, Poloni). Moderatorja e panelit, Nikica Kusinikova (Konekt) u bëri panelistëve një grup pyetjesh, të cilat çuan në një diskutim për zhvillimin e SE, duke elaboruar aspektet e ligjit, mekanizmin mbështetës, financimin, prokurimin publik.

Paneli vazhdoi me një diskutim të hapur dhe përfundoi me një përfundim të shkurtër i cili inkurajoi krijimin e rrjeteve midis pjesëmarrësve.

Social share