Apliko për Forumin Rinor për Demokraci Ekonomike – 19 qershor 2025 image

Apliko për Forumin Rinor për Demokraci Ekonomike – 19 qershor 2025

Si duket nga perspektiva e të rinjve një e ardhme ekonomike më e drejtë? A është e mundur që të punësuarit të jenë njëkohësisht edhe pronarë edhe vendimmarrës? Këto pyetje do të jenë në fokus të forumit rinor “Youth Forum on Economic Democracy and Employee Ownership”, i cili do të mbahet më 19 qershor 2025 në Europe House Shkup.

Qëllimi i forumit është të hapet hapësirë për dialog rreth demokracisë ekonomike, kulturës së punës dhe pjesëmarrjes së të rinjve në krijimin e një mjedisi pune më të drejtë.

Programi do të përfshijë:

  • Prezantime dhe diskutime për modelin ESOP – një formë e pronësisë ku punonjësit kanë pjesë dhe të drejtë fjale në vendimmarrje;
  • Biseda për demokracinë ekonomike si mjet i drejtë për pjesëmarrjen e të rinjve;
  • Hulumtim mbi kulturën e punës dhe kapitalin njerëzor;
  • Debat i hapur për mënyrën si të rinjtë e imagjinojnë vendin ideal të punës.

Në forum do të marrin pjesë folës nga Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut, të cilët vijnë nga universitete, institute kërkimore, organizata qytetare, sektori i biznesit dhe ndërmarrësia rinore.

Ngjarja është e hapur për të gjithë të rinjtë e interesuar për temat e drejtësisë ekonomike dhe demokracisë në vendin e punës.

📍 Vendndodhja: Europe House Shkup

🗓 Data: 19 qershor 2025

🕙 Koha: 10:00 – 16:00

Për pjesëmarrësit që udhëtojnë nga jashtë Shkupit, shpenzimet e udhëtimit  janë të mbuluara.

🔗 Regjistrimi: Plotësoni formularin e mëposhtëm

https://docs.google.com/forms/d/1k7VE8gzUzKWw2kmO44C8LmB8CtWvj2d844PStD8G0k8/edit?ts=6825d428

Gjuha e punës e forumit është anglishtja.


Projekti “Formësimi i së ardhmes së punës: mjedis pune rinor demokratik për ndryshime shoqërore”,  implementohet nga Instituti për Demokraci Ekonomike – Slloveni (koordinator) dhe Shoqata për Inovacione Sociale “ARNO” – Maqedonia e Veriut. Projekti është i financuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Europian. Përmes këtij projekti zhvillohen aktivitete dhe burime të ndryshme për promovimin e modeleve të pronësisë së punonjësve, menaxhimit demokratik dhe inovacioneve sociale, duke u mundësuar të rinjve të marrin pjesë aktive në formësimin e së ardhmes.

Social share