🚀RISE Journey 2🚀 Thirrje për mbështetje të sipërmarrësve të rinj socialë
Shoqata për Inovacionin Social “ARNO”, fton të gjithë inovatorët e rinj (18-35 vjeç) të cilët kanë dëshirë të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit që ofrojnë një zgjidhje përndo një sfidë sociale apo mjedisore, të aplikojnë në thirrjen për të marrë pjesë në programin RISE Journey 2 , deri më 26 shtator (e diel) në mesnatë. 04.10, 23:59h.
📍Aplikimi duhet të plotësohet në gjuhën angleze dhe të njejtin mund ta gjeni KËTU.
📍Para se të plotësoni aplikacionin, duhet të lexoni të gjithë thirrjen, të cilën e keni në dispozicion KËTU.
📍Të gjitha pyetjet që tashmë kanë përgjigje, mund të gjenden në këtë dokument online.
📍Na ndiqni në mediat sociale për t’u frymëzuar, për lajmet dhe informacionet e fundit (FB, Insta)
📍Nëse keni pyetje shtesë, mos ngurroni të dërgoni një email tek olga@arno.org.mk
Projekti RISE, ka filluar të zbatohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor , me qëllim që të rinjve t’u ofrojë një program përmes të cilit, ata do të zhvillojnë idetë e tyre, duke filluar nga zero. Përveç mentorimit dhe mbështetjes së ekspertëve, programi ofron gjithashtu motivim, histori frymëzuese, shoqërim dhe rrjetëzim rajonal. Në fund të fazës së parë të idesë, 2 ekipe të zgjedhura nga secili vend, do të marrin mbështetje financiare dhe nga ekspertët për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit të tyre social.
Projekti RISE, është zhvilluar dhe monitoruar nga Konsorciumi i përbërë nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), SOS Pulse, Rrjeti Rinor i Europës Juglindore (SEEYN), Instituti Françis dhe Zyra Rinore Franko-Gjermane (OFAJ), ndërsa implementohet prej gjashtë inkubatorëve lokalë – ARNO, Balkan Green Foundation, Nesto vise, Smart Kolektiv, IEC Tehnopolis dhe Yunus Social Business. Projekti RISE bashkëfinancohet nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).
🤩Shikoni galerinë me kolazhin e përvojave nga RISE Journey 1.