📢Thirrje e hapur për trajnime online: Mëso gjithçka për modelin ESOP! image

📢Thirrje e hapur për trajnime online: Mëso gjithçka për modelin ESOP!

Plani i pronësisë për punonjësit – modeli ESOP ofron mundësi unike që kompanitë të përfshijnë punonjësit e tyre në strukturën e pronësisë, duke çuar në motivim më të madh, produktivitet dhe stabilitet. Në kuadër të projektit SWAYED, po organizojmë trajtime online falas që do t’ju ndihmojnë të mësoni gjithçka që duhet të dini për këtë model dhe aplikimin e tij në Maqedoninë e Veriut.

Në trajtime do të mësoni:

  • Si funksionon modeli ESOP në kompani të suksesshme nëpër botë
  • Hapat praktikë për implementimin e modelit në kompaninë tuaj
  • Përfitimet për punonjësit dhe punëdhënësit
  • Shembuj nga Sllovenia dhe rruga e tyre drejt demokracisë ekonomike.Pse të regjistroheni?👉 Do të fitoni njohuri praktike dhe mjete për zgjidhje të aplikueshme👉 Do të keni qasje në një rrjet profesionistësh dhe ekspertësh

    👉 Do të bëheni pjesë e një komuniteti që angazhohet për një ekonomi më të drejtë

    🗓️ Kur? Nga 14 mars deri më 10 prill 2025

    * Orari:

    🗓️14 Mars 2025, 13.00-16.00 – Sipërmarrja sociale për të rinjtë dhe modelet e qeverisjes (Lektorë: Irina Janevska, Marjan Icoski dhe Stefan Ivanovski, doktorant, Universiteti Cornell, SHBA)

    🗓️20 Mars 2025, 17.00-20.00 – Hyrje në demokracinë ekonomike dhe modelet e pronësisë nga punonjësit – pasqyrë historike, karakteristikat kryesore, vlerat mbështetëse (Dr. Tej Gonza dhe Dr. David Ellerman)

    🗓️27 Mars 2025, 17.00-20.00 – Prona e punonjësve si një zgjidhje e qëndrueshme për sfidat e ngutshme socio-ekonomike të shekullit XXI (Kosta Marco Juri dhe Sebastjan Pikl)

    🗓️03 Prill 2025, 17.00-20.00 – Zbatimi praktik i modelit ESOP – të drejtat dhe përgjegjësitë e pronësisë, sistemet e vendimmarrjes me një shembull praktik të tranzicionit të një kompanie në ESOP (INEA) (Tilen Božič dhe Saša Muhič Pureber)

    🗓️10 Prill 2025, 17.00-20.00 – Kultura e pronësisë dhe menaxhimi me libra të hapur: të mësuarit për pronësinë – të menduarit, të kuptuarit dhe të vepruarit si pronar përmes transparencës financiare (Sara Lucu dhe Dr. Mina Ličen)

    Gjuha e punës: Anglisht

    * Ju lutemi, të keni parasysh se orari mund të ndryshojë. Pjesëmarrësit e regjistruar do të informohen në kohë për çdo ndryshim.

    🔗 Regjistrohuni këtu:  https://forms.gle/VZ768eoTSEZypshv6

    📅 Afati i fundit për regjistrim: 05 mars 2025

    Le të hapërojmë  së bashku drejt demokracisë ekonomike dhe vendeve të punës së të ardhmes!

    Projekti “Modelimi i së ardhmes së punës: një mjedis demokratik i punës për të rinjtë për ndryshime shoqërore” po implementohet nga Instituti për Demokraci Ekonomike – Slloveni (kordinator) dhe Shoqata për Inovacione Sociale “ARNO” – Maqedonia e Veriut. Projekti financohet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Europian. Ky projekt zhvillon aktivitete dhe burime të ndryshme për promovimin e modeleve të pronësisë për punonjësit, menaxhimin demokratik dhe inovacionet sociale, duke mundësuar që të rinjtë të marrin pjesë aktivisht në modelimin e së ardhmes.

Social share