Shkupjanët fituan gjevrek me një shije të re- zgjidhet receta fituese e konkursit „Shpik rrethin“
Më 26 dhjetor, në shkollën e mesme hotelierike „Llazar Tanev“ në Shkup, u zhvillua finalja e konkursit për shijen e re të gjevrekut “Shpik rethin”. Juria shpalli fituese recetën e Maja Llazarevskës – një gjevrek që ofron shije të mrekullueshme nga susami, molla dhe djathi i njomw.
“ Kur lexova thirrjen, desha të luaja me kiminë si prapavijë, por duke ruajtur katrakteristikat bazë të gjevrekut: aromën e pasur dhe të fortë të susamit ( prandaj e kam përdorur në sasi ekstra, për të përforcuar aromën), pamjen e jashtme krokante dhe brendsinë e butë. Ndërkohë e bëra edhe me një përbërës lokal maqedonas- mollën tetovare Delishes . Shtova edhe pak djathë të njomw kremoz, i cili lejtësisht shkrihet gjatë pjekjes por mbetet si shije në prapavijë. Kjo ishte ideja ime, që gjevreku të mbetet si një recetë interesante për nxënësit , me një shije të re për ta provuar”, deklaroi fituesja Maja Llazarevska.
Anëtarët e jurisë, të cilët vlerësuan recetat, ishin: Aneta Rexhepagiq- profesoreshë e mësimit praktik-pjekëse, Vllatko Gjorgjievski- profesor i mësimit praktik-kuzhinier, që të dy profesorë në ShMH ” Llazar Tanev”- Shkup, kuzhinieri Antonio Gjorgjievski nga programi ”Kulinari.mk”/ARNO dhe përfaqësuesi i dontorëve-zbatues të projektit, Jordan Bajraktarov- komisar i Unionit të Skautëve të Maqedonisë.
Konkursi ishte i hapur për të gjithë banorët e Rajonit Planor të Shkupit, të cilët u ftuan të dërgonin recetat e tyre, në të cilat gjevreku duhej të ruante formën e tij rrethore por duke ofruar shije e teksurë të re lokale. Kjo iniciativë tërhoqi vëmendje të madhe mediatike dhe ua shtoi apetitin shumë shkupianëve, të cilët përmes mediave tradicionale dhe mediave të reja, i dhanë mbështetje inovacionit të brumit rrethor tradicional. Në fazën e ardhëshme të projektit, fituesi i finales do të ketë si obligim të mësojë nxënësit ( kuzhinierët dhe pjekësit e rinj) të ShMH “Llazar Tanev” se si përgatitet receta, përmes trajnimeve në të cilat ata do të marrin pjesë.
Konkursi zhvillohet në kuadër të projektit “Kulinari në veprim – sipërmarrja sociale për impakt”, një inicativë kjo e ARNO-s, e cila implementohet në bashkëpunim me ShMH “ Llazar Tanev”- Shkup. Kjo iniciativë realizohet me mbështetjen e Bashkimit Europian , në kuadër të projektit “Rinia – Agjentët e Ndryshimit” , i cili zbatohet nga Qendra për Dialog Ndërkulturor, Unioni i Skautëve të Maqedonisë dhe Qendra për Hulumtime dhe Analiza NOVUS.
Projekti fokusohet në përmirësimin e aftësive dhe njohurive të studentëve nga ShMH “Llazar Tanev” duke prezantuar konceptin e sipërmarrjes sociale, ngritjen e vetëdijes për sipërmarrjen sociale, arsimimin joformal, motivimin e nxënësve për zhvillimin e karrierës, promovimin e historive të suksesit nga bizneset sociale në kulinari, etj., me një theks të madh në eko-praktikat në këto fusha.
Projekti financohet me mbështetjen e Komisionit Europian. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Europian.