
Rise journey: thirrje e hapur për aplikim dhe mundsi për zhvillimin e bizneseve të gjelbërta dhe sociale
Si pjesë e projektit RISE (Regional Incubator for Social Entrepreneurs), ARNO shpall thirrjen për të marrë pjesë në programin të quajtur ” RISE Journey ” i cili është i hapur deri më 27 Shtator, 23:59. Formulari i aplikimit mund të gjendet në këto linqe (MK) dhe (ANG)
- 1. A keni ndonjë ide apo zgjidhje inovative që ofron qasje të re dhe më të mirë ndaj natyrës, arsimit, fuqizimit të grave, kulturës, zhvillimit rural, shëndetësisë apo punësimit?
- 2. A jeni në moshën (18-35) vjeçare dhe mund të punoni në një ekip dhe jeni gati për të zhvilluar idenë tuaj për një biznes të gjelbër / social ?
Nëse përgjigjja e këtyre pyetjeve është PO!, mos ngurroni të klikoni këtu (MK) dhe (ANG) dhe të informoheni rreth kushteve të aplikimit dhe udhëtimin ” RISE Journey “.
RISE do të mbështesë dhe inkurajojë një gjeneratë të re të krijuesve të ndryshimeve rajonale për të adresuar sfidat në komunitetet e tyre lokale. Shkathtësitë, njohuritë dhe përvoja e sipërmarrjes sociale do t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemet ose sfidat sociale dhe / ose mjedisore dhe t’u ndihmojnë të ndërtoni një model të biznesit të qëndrueshëm që do të krijojë profit dhe në nderkohë do të ndihmoj në zgjidhjen e një sfide sociale.
RISE = Inkubatori Rajonal për Sipërmarrësit Socialë, është një projekt për të rinjtë e motivuar dhe përkushtuar, të gatshëm për të mësuar dhe ndryshuar gjërat, që do të ndihmojnë në përmirësimin e gjithë rajonit. Qëllimi ynë është të mbështesim idetë tuaja të biznesit shoqëror, ide që do ta bëjnë rajonin një vend më të mirë. Paraqituni tani për të marrë pjesë në program!
Nëse keni ndonjë pyetje, mos ngurroni të na kontaktoni në arno.mkd@gmail.com.
(UPDATE)
- Më 17.09.2020, duke filluar nga ora 15:00, do të mbahet një sesion informues në ZOOM ku do mund të parashtrohen pyetje shtesë. Kërkesa për pjesëmarrje ndodhet në këtë link. Në ngjarjen e postuar në FB keni në dispozicion më shumë informacione.
- Ndërkohë, ju gjithashtu mund t’a ndiqni dokumentin me pyetjet që bëhen më shpesh, të cilin e azhurnojmë rregullisht, për të gjetur të gjitha detajet.