(RISE) Janë vlerësuar me dy ide rinore për ndërmarrjet sociale image

(RISE) Janë vlerësuar me dy ide rinore për ndërmarrjet sociale

Më 16 shkurt në “Qendrën për Ndërmarrje Sociale” të sapohapur në Shkup u realizua shpallja e ideve fituese nga projekti RISE, të cilin “ARNO” e zbaton për të dytin vit radhazi. Juria e ekspertëve dha pikët maksimale për idetë “Kamp” – një kopsht fëmijësh në natyrë dhe platforma online “Yes for Less” e bazuar në eko-komunitetin. Të rinjtë e këtyre ekipeve përmes programit RISE do të marrin mbështetje financiare në vlerë prej 2500 euro dhe do të vazhdojnë të zhvillojnë idetë e tyre brenda fazës së inkubacionit që do të vijojë. Falë përkrahësve të ndërmarrësisë sociale në nivel lokal, këto dy ekipe do të marrin çmime shtesë: paketë brendimi nga studio e dizajnit grafik “Kontoura” dhe promovim mediatik nga portali inovativnost.mk
„ Urime të gjitha ekipeve për programin e përfunduar me sukses. ARNO është këtu për të mbështetur dhe inkurajuar të rinjtë që të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre. Dy ekipet fituese kanë shumë punë për të bërë dhe ekipi ynë mbetet i përkushtuar për të mobilizuar të gjithë aktorët për të mbështetur sipërmarrjen sociale. Prandaj, në këtë moment i bëjmë apel komunitetit të biznesit nga Shtipi që të ndihmojë në hapjen e kopshtit të parë në natyrë, dhe të gjithë ata që e lexojnë këtë, t’i bashkohen komunitetit “Yes for Less”, për fillim, duke ndjekur profilin e tyre në Instagram.”
tha Marjan Icoski, menaxher programi në ARNO.

Në shpalljen e fituesve morri fjalë edhe Barbara Sadovska nga projekti “Përkrahja e Ndërmarrjeve Sociale”, e cila shpalli kornizën ligjore për ndërmarrësi sociale dhe grant mbështetje për ndërmarrësit e rinj social. Në emër të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), drejtor i Zyrës Lokale, Vladimir Gjorgjevski, përgëzoi projektin dhe fituesit, duke theksuar se ndërmarrësia sociale mund të jetë mjet për lidhjen dhe bashkimin e të rinjve nga rajoni.

Përzgjedhja e ideve më të mira është bërë nga juria e ekspertëve e përbërë nga Barbara Sadovska – projekti I Eptisa “Mbështetje për ndërmarrjet sociale”, Ardita Bonati – konsorciumi RISE, Aleksandar Kostadinov – RYCO / zyra lokale, Sofija Daceva – Matrioshka, Diana Mitrevska – Inovativnost.mk, Igor Madzov – Startup Macedonia, Stefan Perchinkov – Vlerësues.
Gjenerata e dytë RISE e sipërmarrësve të rinj social mori mbështetje nga mentorët: Bojan Kordalov, Igor Mishevski, Katerina Zlatanovska Popovska, Mihaela Vasilevska, Natalija Burgieva, Sanja Mançeva, Sara Beniulis, Dimitar Jovevski, Ljubomir Trajkovski, Alexandra Loparska Iloska.

Projekti RISE është zhvilluar dhe monitoruar nga një konsorcium i përbërë nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), GROUPE SOS Pulse, Rrjeti Rinor i Evropës Juglindore (SEEYN), Institut Francais, zyra rinore francezo-gjermane (OFAJ) e gjashtë inkubatorë lokalë – ARNO, Balkan Green Foundation, Nesto vise, Smart Kolektiv, IEC Tehnopolis dhe Yunus Social Business. Projekti RISE bashkëfinancohet nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO). ARNO është krenare që është përzgjedhur si një inkubator lokal dhe strukturë kombëtare që zbaton projektin 3-vjeçar së bashku me partnerë të besueshëm nga rajoni.

Social share