Idetë fituese për vitin 2025: Krem piling nga kafeja, lodra me bar, mjaltë me bimë shëruese image

Idetë fituese për vitin 2025: Krem piling nga kafeja, lodra me bar, mjaltë me bimë shëruese

Krem piling nga mbetjet e kafesë, lodra të mbushura me bar dhe mjaltë me bimë shëruese –  këto biznese të gjelbra inovative janë idetë fituese të konkursit „Ide të gjelbra 2025“, i cili u organizua nga ARNO. Komisioni i jurisë në kategorinë ide embrionale  zgjodhi idetë „Aroma e barit në çdo shtëpi“ të shoqatës „Uma Sto“ dhe „Krem piling natyral nga mbeturina kafeje“ të ekipit EcoScrub. Ideja fituese në kategorinë biznese të gjelbra është „Lugina e mjaltit – jetojmë me natyrën“ e shoqatës „Medena Dolina“. Në finalen u prezantuan 10 ide nga gjithsej 39 aplikime të pranuara. Konkursi për vitin 2025,  karakterizohet me një numër më të madh konceptesh embrionale dhe me dominim të ideve nga zonat rurale.

„Lodrat tona të mbushura do të mund të përfaqësonin një suvenir nga shoqata, dhe në të njëjtën kohë edhe si maskotë, duke pasur parasysh se fshati Umin Dol ka qenë i njohur për rritjene patave. Në prodhimin e lodrave do të përfshihen gratë e fshatit. Lodrat do të mbushen me bar dhe shtesë bimësh aromatike. Mbushja është e biodegradueshme dhe mund të zëvendësohet pas një kohe të caktuar,“ deklaroi Roza Trajkoviq nga shoqata „Uma Sto“.

„Medena Dolina“ prodhon mjaltë dhe mjaltë me bimë shëruese-eko në paketime të vogla, praktike. Është e rëndësishme të theksohet se arat e lëna pas dore në Belicë dhe rajon po përpunohen dhe po shndërrohen në sipërfaqe mjaltëdhënëse, pa u shkatërruar trashëgimia natyrore,“ deklaroi Mena nga Shoqata për zhvillim të bletarisë, mbrojtjes dhe mbijetesës së bletëve dhe ekosistemit „Medena Dolina“, f. Belicë.

„ECoScrub është një ide e gjelbër që e shndërron mbeturinën e kafesë në krem natyral piling për trupin- produkt që kujdeset për lëkurën dhe e mbron planetin. Në vend që të përfundojë në deponi, kafja bëhet lëndë e parë me vlerë të shtuar. Slogani ynë  përcjell misionin: „Duaje veten, duaje planetin tënd po aq sa e do kafen tënde “. Ne kemi ekstraktuar me sukses vajra nga mbeturinat e kafesë dhe kemi treguar se nga mbeturina mund të dalë vlerë e vërtetë,“ thotë Zimere Saiti Musliji, anëtare e ekipit prej tre doktorë shkencash që qëndron pas idesë.

Juria që i vlerësoi aplikimet ishte e përbërë nga Robertina Brajanoska nga Shoqata Ekologjike Maqedonase (MED), Besiana Mustafa nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, Todor Stojçevski nga MKA2000, Dobrinka Stefanova Gjorgieva nga ProCredit Banka dhe Bojana Kiselovski nga „Maqedonia 2025“. Për fituesit kombëtarë partnerët siguruan mbështetje: regjistrim falas në platformën Connect2MK, anëtarësi dyvjeçare në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe vauçerë për shërbime konsulence nga MKA2000. Në vitin 2025, për tre fituesit kombëtarë ARNO gjithashtu ndau një vauçer për gjashtë muaj përdorim të versionit me pagesë të ChatGPT Plus.

„Këtë vit na befasoi pjesëmarrja e qytetarëve që kanë vetëm ide, por jo biznes të filluar. Megjithatë, shqetëson fakti që po zvogëlohen programet për mbështetje të ndërmarrësisë së gjelbër sociale. ARNO, në tre vitet e ardhshme, do të punojë për krijimin e një fondi lokal për ndërmarrësi impakti. Do të duhet të gjejmë mënyra si me mbështetje lokale të sigurojmë vazhdimësi në financimin e bizneseve të impaktit,  term i ri ky që bashkon bizneset e gjelbra dhe sociale. Po mësojmë për këtë nga partnerët europianë Impact Europe në projektin Impact4Change“, deklaroi Irina Janevska nga ARNO.


„Ide të gjelbra“ është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e ideve të vogla, lokale dhe të qëndrueshme të biznesit në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi dhe Greqi. Çdo vit nga tre përfaqësues të secilit shtet marrin pjesë në konkursin rajonal, dhe katër fitues marrin mbështetje prej 5.000 ose 10.000 dollarësh për realizimin e ideve të tyre.

Shoqata për inovacione sociale „ARNO“, për të 11-tin vit me radhë,  administron konkursin kombëtar „Ide të gjelbra“ dhe është krenare që deri më tani vendi ka pasur fitues rajonalë dhe një investim total prej 100.000 dollarësh për zhvillimin e bizneseve të gjelbra në vend: Kooperativa e parë e konsumatorëve organikë „Toka jonë e mirë“ (2015), iniciativa për riparimin e mobiljeve të vjetra që u shndërrua në biznes të vogël të udhëhequr nga arkitektja Marta Mojsova – „SPIN“ (2016), platforma për shitje të vakteve të lira „Ushqim për të gjithë“ (2017), edukim përmes mesazheve ekologjike iluzioniste „Green Magic Production“ (2017), „Bio Smart Oriz“ prodhim orizi në mënyrë të qëndrueshme (2019), „Challenger“ aplikacion mobil që shpërblen qytetarët për çdo kilometër të gjelbër të kaluar me ecje (2019), „Weiss Additive“ që prodhon aditiv ushqimor me përpunim të kominjës (2020), „O-krug“ (2021) startup qarkor që nga lëvozhgat e portokallit prodhon vajra esencialë ekologjikë dhe freskues, „Dhoma pilot për insekte“ (2022) prodhim i ushqimit proteinik për kafshë shtëpiake nga insektet, Mirjana Josifoska që prodhon kapele dizajnerike nga mbetje tekstili (2023) dhe Trajçe Rushev – inovator i sobës portative (2025).

Social share