Ide të Gjelbërta 2024:“Mikro-barishte”, “Sobë portative” dhe “Bio-lëkurë kombuça”,
“ARNO” ka shpallur fituesit e edicionit të dhjetë të konkursit “Ide të Gjelbërta”, të cilët do të vazhdojnë të garojnë në nivel rajonal në shtator, në Sarajevë. Juria e konkursit, në kategorinë e ideve të gjelbra, zgjodhi idetë “Fermë urbane në kontejner për prodhimin e mikrogjelbërimeve me sistem kultivimi aeroponik” nga Snezhana Jacovska – Intelligent Indoor Farm DOOEL Shkup dhe “BIOHIDE – One SCOBY at a time” nga Angelina Serafimovska nga LeatherandHide, ndërsa ideja e Trajçe Rushev “Mobi Stove, sobë e lëvizshme për gatim në natyrë” u zgjodh si ide fituese embrionale. Këtë vit, idetë fituese dominohen nga dimensioni i gjelbër i ruajtjes së burimeve dhe mjedisit dhe shkalla e dukshme e inovacionit.
Juria që vlerësoi aplikimet e pranuara, ishte e përbërë nga ekspertët: Marija Gjosheva-Kovaçeviq nga “Instituti Bujqësor – Shkup”, Besiana Mustafa nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Robertina Brajanoska nga Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (MED), Velimir Lav Ilic nga FIZhT, Sanja Lazarevska nga ASPIRE Accelerator dhe Bojana Kiselovski nga “Maqedonia 2025”. Për fituesit kombëtarë, partnerët përsëri ofruan mbështetje: regjistrim falas në platformën Connect2MK dhe shërbime mentorimi nga “Maqedonia 2025”, anëtarësim dyvjeçar falas në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Kreditë softuerike Amazon me vlerë 5.000 dollarë për 2 vjet, të dhëna nga Aspire Accelerator. Këtë vit, ARNO u shpërndau tre fituesve kombëtarë, pako promovuese të kartave ekologjike të bëra nga biznesi i gjelbër lokal Vizart, një ish-fitues i konkursit.
“Këtë vit u shqetësuam pak për përmbajtjen e aplikimeve kur i lexuam, por të gjithë ata që prezantuan sot ishin të shkëlqyer – prezantimet kishin një estetikë të mirë, me një rrjedhë të madhe, me histori personale, vetë juria u befasua. Ne do të mendojmë për vitin e ardhshëm, për një format të ri të aplikacionit, sepse forma tektuale duket e mërzitshme tashmë. Tematikisht, në vitin 2024, vërejmë një komponent të gjelbër mjaft të fortë, ka ndërtim të një ndërgjegjësimi të shtuar. Sigurisht, të gjitha idetë kishin një dimension social dhe një model biznesi. Si organizatë, ne duam që theksi të vihet në sipërmarrjen sociale, integrimin në punë dhe komunitetin lokal. Na kanë mbetur aq pak njerëz në vend, saqë të gjitha historitë tashmë janë personale dhe duhet të tregohet më shumë” – tha Irina Janevska nga ARNO.
“Procesin e prodhimit e nisim duke kultivuar kombuça, e cila prodhon celulozë si nënprodukt natyral. Kjo celulozë përpunohet më pas në një material të ngjashëm me lëkurën, me të njëjtën strukturë dhe forcë luksoze si lëkura tradicionale. Lëkura jonë bio ofron një zgjidhje të qëndrueshme për problemet mjedisore dhe etike që lidhen me prodhimin tradicional të lëkurës, me një gjurmë dukshëm më të vogël të karbonit dhe pa ujëra të zeza”, tha Angelina Serafimovska nga LeatherandHide.
“Rritja e kërkesës për ushqim dhe rënia e prodhimit të ushqimeve të prodhuara në bujqësi, për shkak të mungesës së tokës së punueshme, kanë bërë që prodhuesit të përdorin prodhimin bimor në ambiente të mbyllura. Rënia e prodhimit bujqësor është kryesisht për shkak të zvogëlimit të tokës pjellore, kushteve të pafavorshme klimatike dhe kufizimeve në përdorimin e burimeve natyrore. Kultivimi i mikrogjelbërimeve dhe mikrobareve me sistem aeroponik në kontejner, është produkt i ri në tregun tonë” – tha Snezhana Jacovska nga Intelligent Indoor Farm.
“ Soba portative “Mobi Stove”, është menduar dhe projektuar për gatim në natyrë. Ajo përdor biomasën e mbeturinave si lëndë djegëse, e cila gjendet kudo në natyrë. Peshon vetëm një kilogram dhe është e palosshme, duke e bërë atë shumë të thjeshtë dhe të lehtë për t’u transportuar. Dizajni gjithashtu lejon rregullimin e temperaturës, pra të zjarrit, me tetë gradë të ndryshme, nga më e dobëta tek më e forta. “ tha Trajçe Rushev
“Ide të Gjelbërta” është një konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e ideve të biznesit të vogël, lokal dhe të qëndrueshëm në vendin tonë dhe në Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi dhe Greqi. Çdo vit ,nga tre përfaqësues nga secili prej vendeve, konkurrojnë në një konkurs rajonal. Katër përfaqësuesit që do të fitojnë garën rajonale, marrin nga 5.000 ose 10.000 dollarë secili për realizimin e ideve të tyre në vendet nga vijnë.
Shoqata për Inovacione Sociale “ARNO”, për të dhjetën vit radhazi, administron konkursin kombëtar “Ide të gjelbërta” dhe është krenare që deri tani vendi ka fitues rajonalë dhe një investim total prej 95.000 dollarësh për zhvillimin e bizneseve të gjelbra në vend: Kooperativa e parë e konsumatorëve organikë “Toka jonë e mirë” (2015), iniciativa për riparimin e mobiljeve të vjetra që u shndërruan në një biznes të vogël të udhëhequr nga arkitektja Marta Moysova – “SPIN” (2016), platforma për shitjen e ushqimeve të lira, “Food for All” (viti 2017), edukim përmes eko-mesazheve iluzioniste “Green Magic Production” (2017), Prodhimi i orizit në mënyrë të qëndrueshme “Bio smart” (2019), aplikacioni celular “Challenger” që shpërblen qytetarët për të gjithë kilometrat e gjelbra të udhëtuara duke ecur (2019), “Wise Additive” një biznes i gjelbër që prodhon një aditiv ushqimor duke përpunuar misrin (2020), “O-Krug” (2021) një startup qarkullues që prodhon vajra esencialë ekologjikë dhe freskues ajri nga lëvozhgat e portokallit, ” Dhoma pilot e insekteve” (2022), që prodhon ushqim proteinik për kafshët shtëpiake nga insektet dhe Mirjana Josifoska, që prodhon kapele të dizajnuara nga mbetjet e tekstilit (2023).