
Ide të gjelbërta 2023- Promovimi i konkursit dhe seminarit për design thinking
Me pranverën vjen konkursi ynë për #idetëgjelbërta, dhe është koha për të zgjuar energjinë krijuese dhe të biznesit. Më 28 mars, nga ora 14:00 deri në 17:00 në Europe House në Shkup, ARNO organizon një ngjarje që do të hapë konkursin vjetor për ide të gjelbra dhe një mini-punëtori përmes së cilës të pranishmit do të mund të përjetojnë teknikat e design thinking.
Regjistrimi është i hapur për të gjithë (pa kufizime moshe dhe rajoni). Për të aplikuar, mjafton të plotësoni këtë formular jo më vonë se data 26.03 (23:59). Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin konfirmimin me e-mail jo më vonë se data 27.03.
Qëllimi kryesor i ngjarjes është të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ekonomisë së gjelbër dhe sociale dhe të inkurajojë qytetarët, organizatat dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të gjenerojnë ide biznesi që kanë një ndikim pozitiv social dhe mjedisor.Në event do të flasim edhe për histori suksesi dhe ide që vijnë nga programet rajonale, të cilat ARNO prej vitesh i zbaton në nivel kombëtar (RISE dhe Balkan Green Ideas). Ne kemi provuar tashmë se edhe këtu mundet :)!
Axhenda e ngjarjes:
- Pjesa e Parë= Çfarë është #IdeTëGjelbërta? Hyrje në ekonominë sociale të gjelbër, prezantimi i konkursit, prezantimi i aplikimit, pyetje dhe përgjigje
- Pjesa e dytë= Ne dizajnojmë do të thotë që punojmë: Hyrje në design thinking, ushtrime kreativiteti (prototipizim i portofolit)
Për ata që janë të rinj në programet dhe qasjet tona, këtu është një përshkrim i shkurtër:
- Ide të gjelbërta* është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e biznes ideve të vogla, lokale dhe të qëndrueshme, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Sërbi dhe Greqi. Çdo vit, tre përfaqësues nga secili prej këtyre vendeve, konkurojnë në garën rajonale. Katër përfaqësuesit që do të fitojnë garën rajonale marrin nga 10,000 ose 5,000 dollarë secili për realizimin e idesë në vendin e tyre. ARNO e ka administruar konkursin në nivel kombëtar për 9 vite me radhë dhe është shumë krenare që çdo vit ka fitues rajonalë.
- Design Thinking është një qasje e përdorur nga krijuesit në të gjithë botën, përmes së cilës zgjidhen detyra komplekse për të arritur një zgjidhje inovative. Design Thinking i ndihmon pothuajse të gjithë të përshtaten me kushte të pasigurta dhe të vendosin veten në “këpucën e të tjerëve” për të kuptuar më qartë dhe për t’u ndjerë me sfidat/nevojat e tyre dhe për të ofruar zgjidhjet më cilësore dhe më efektive për problemet. Kjo mund të tingëllojë shumë teorike, por të menduarit dizajn do të thotë të bësh diçka që do të jetë e dobishme dhe praktike për dikë (p.sh. çfarë lloj furçe dhëmbësh do të përdorte një i ri modern që udhëton shpesh (me një karikues baterie, me një alarm, i lehtë për t’u paketuar)).Shumë shpesh, ARNO dëshmon sesi bartësit e ideve “dashurohen” me idetë e tyre, para se t’i shqyrtojnë ato me përdoruesit e mundshëm dhe më pas është e vështirë t’i përshtaten për tregun. Kjo është arsyeja pse ne duam të paraqesim mjete me të cilat kushdo që mendon të ofrojë një produkt/shërbim do të ketë mundësinë të njihet me fazat e të menduarit të dizajnit.