Hapet konkursi „Ide të gjelbërta 2024“: image

Hapet konkursi „Ide të gjelbërta 2024“:

ARNO ka kënaqësinë të ndajë me ju lajmin që këtë vit feston edicionin e 10-të jubilar të menaxhimit të konkursit “Ide të gjelbërta” dhe fton të gjithë ata që kanë qoftë edhe  thjesht një ide për një biznes social të gjelbër, ose një iniciativë ekzistuese, të aplikojnë në konkursin që është i hapur deri më 6 maj. Aplikacionin e plotë dhe më shumë informacion mund ta gjeni në  www.zeleniidei.mk. Për mbështetje gjatë aplikimit, qytetarët mund të aplikojnë për pjesëmarrje në seminare falas online dhe punëtori të drejtpërdrejta.

Ngjarja promovuese në të cilën u lançua thirrja e re, u mbajt në Europe House në Shkup me pjesëmarrjen e Mirjana Josifoskës – fituese rajonale nga viti i kaluar, pronare e një biznesi të gjelbër për prodhimin e kapeleve dhe aksesorëve nga mbeturinat e tekstilit), Irina Toshevës – fituese kombëtare e Konkursit dhe trajnere në punëtoritë e ardhshme, Snezhana Jankoviq nga Unioni i Skautëve të Maqedonisë – përfaqësuese e iniciativës më të madhe interaktive për pyllëzim të zonave të djegura – “Borenka”. Në këtë eveniment kishim edhe pjesëmarrjen online nga Mali i Zi të Sanda Rakoçeviq nga Adp-Wall, të cilët janë koordinatorë të projektit rajonal EICEE ku ARNO është partner nga RMV.

Ngjarja u hap nga Irina Janevska nga ARNO me një prezantim të 10 fituesve rajonalë maqedonas nga 10 vitet e fundit dhe një hyrje në konceptet e reja të ekonomisë së gjelbër.

„Jemi mirënjohës që kemi pasur këtë rol për 10 vjet dhe jemi shumë të lumtur që Maqedonia ka 10 çmime rajonale. Me këtë konkurs, përveçse i sjellim financa shtetit, sjellim edhe njohuri për konceptet e reja të ekonomisë sociale të gjelbër (teoria e ekonomisë së krofneve, ekonomia rigjeneruese etj.), si dhe sjellim një kulturë transparence dhe bashkëpunimi. Ne investojmë shumë mund dhe dashuri në të gjithë procesin, dhe në gjithçka që bëjmë me ARNO-n, për 10 vjet, aq sa edhe ekzistojmë, “ tha Irina Janevska – kryetare e ARNO-s.

Në këtë aktivitet, të pranishmit luajtën një kuiz njohurish dhe patën rastin të fitojnë një kapele dhe kapëse nga marka “Mirjana Josifoska” dhe “Borenki”, e gjithashtu do të mbillet një pemë në emër të tyre.

Folësja online Sanda Rakoviç,  prezantoi projektin “EICEE-Ekosistemi për eko-inovacione dhe ekonomi qarkulluese në Ballkanin Perëndimor”, i cili mbështetet nga Bashkimi Europian, në kuadër të të cilit,  deri në fund të muajit, do të publikohet thirrja për mbështetje me grante për zhvillimin e një ekonomie qarkulluese.

 

 

 


„Ide të gjelbërta “ është një konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e ideve të biznesit të vogël, lokal dhe të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Çdo vit, tre përfaqësues nga secili vend, konkurojnë në 2 kategori për çmime prej 5,000 dollarë ose 10,000 dollarë. Shoqata për Inovacione Sociale ARNO , për të 10-tin vit radhazi, administron konkursin kombëtar “Ide të  gjelbërta ” dhe është krenare që deri tani,  vendi ka 10 fitues rajonalë dhe një investim total prej 95,000 dollarë për zhvillimin e bizneseve të gjelbra në vend: Kooperativa e parë e konsumatorëve organikë “Toka jonë e mirë “ (2015), iniciativa për riparimin e mobiljeve të vjetra – “SPIN“ (2016), platforma “Ushqim për të gjithë “ (2017), edukimi përmes eko-mesazheve iluzioniste “Green Magic Production “ (2017), „ Orizi bio smart“ Prodhimi i qëndrueshëm i orizit (2019), „Challenger“ një aplikacion celular që shpërblen qytetarët që ecin (2019), „Vajs aditiv“ prodhimi i aditivit ushqimor nga bërsitë (2020), „O-krug“ – prodhimi i aromatizuesve dhe vajrave nga mbeturinat e lëvozhgave të portokallit (2021), Ve dog food prodhimi i ekstraktit proteinik nga insektet(2022);  dhe Mirjana Josifoska (2023) kapele dhe aksesorë të modës të bëra nga mbeturinat e tekstilit.

Social share